Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti : “BDI në këto zgjedhje ka fituar mbi 150 mijë vota të përpunuara.

Ahmeti : “BDI në këto zgjedhje ka fituar mbi 150 mijë vota të përpunuara.

28 Prill- Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitore historike, një prej më të mëdhave në historinë e BDI-së. Sipas rezultateve që i shpalli Ahmeti, BDI-ja ka fituar 3:1 ndaj PDSH-së, me një dallim prej mbi 100 mijë votave.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitore historike, një prej më të mëdhave në historinë e BDI-së. Sipas rezultateve që i shpalli Ahmeti, BDI-ja ka fituar 3:1 ndaj PDSH-së, me një dallim prej mbi 100 mijë votave.

Fjalimi i plotë i Ahmetit:

“Punën që kanë bërë shefat e shtabeve, shtabi qëndror, është punë e madhe, punë për tu përshëndetur dhe kam rastin që unë të shpallë aktivitetin e tyre një nga fitoret më të mëdha në historinë e BDI-së”.

“BDI në këto zgjedhje ka fituar mbi 150 mijë vota të përpunuara. Oponenti ynë është nën 50 mijë vota”.

“Këtë fitore jam i lutur nga shtabi qëndror dhe shtabet tjera që t’ju them shqiptarëve që këtë fitore këta burra, gra që kanë punuar të ia dedikojnë kombit shqiptar në Maqedoni, çdo votuesi të BDI-së, çdo shqiptari, sepse koncepti jonë, puna jonë, platforma jonë zgjedhore e tanishmja dhe ajo deri më tani, u dedikohen të gjithë shqiptarëve, por sigurisht që meritë për këto suksese të kaluara dhe që do të pasojnë, merita u takon votuesve të BDI-së, diasporës që ka luajtur një rol të madh historik në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në hapësirat shqiptare, edhe komuniteteve më të vogla, edhe turqve, boshnjakëve, romëve, vllehëve sa do pak që kjo ka qenë një ndihmë simbolike, përsëri i falënderohemi në këtë solidarizim”.

“Kjo është fitore e madhe për Maqedoninë, sepse BDI ka program, ka platformë, ka ofertë, që ky vend të dalë nga status quaoja dhe të bëjë hapat e duhur në drejtim të pritjes së madhe që ky vend sa më parë të antëraësohet në NATO dhe BE, si alternativë e vetme sepse kështu sigurohet një ardhmëri e sigurt dhe e qëndrueshme për të gjitha gjeneratat. Paqa dhe stabiliteti në vend dhe në rajon, dhe ky vend nuk ka të ardhme tjetër më të mirë përveç se duke qenë brenda këtyre strukturave dhe mekanizmave të mëdha”.

“Anëtarësimi në NATO prodhon marrëdhënie të mira ndëretnike, me fqinjët, rrit besueshmërinë edhe tek faktorë që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin,faktorin ekonomik, investimet”.

“Ne jemi shumë të sigurtë se atë që e kemi paraqitur para elektoratit, e them me bindje se nuk do të zhgënjehet askush, atë që e kemi thënë edhe do e bëjmë, sepse i bëjmë mirë familjes sonë të madhe, me plot dinjitet që ka një emër e që është BDI”.

“Mandatet e BDI-së lëvizin nga 19 deri 20 deputetë”. “Iu falënderohem votuesve prej toke e deri në qiell”, tha në fund Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *