Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Orav presin zgjedhje të lira dhe demokratike

Ahmeti dhe Orav presin zgjedhje të lira dhe demokratike

02 Prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ku ka realizuar takim pune me Ambasadorin e BE në Maqedoni, Aivo Orav.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ku ka realizuar takim pune me Ambasadorin e BE në Maqedoni, Aivo Orav.

Biseda është përqendruar rreth zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale si dhe rreth prospekteve euroatlantike të Maqedonisë pas zgjedhjeve.

Ahmeti ka shprehur bindjen se proceset zgjedhore do të kalojnë në një atmosferë demokratike dhe në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar.

Por, përqendrimin kryesor të vetin BDI e ka në përcaktimin e prioriteteve pas zgjedhjeve parlamentare dhe për ta prioritet absolut është integrimi i vendit në NATO dhe në BE.

“Z. Ahmeti ftoi Brukselin zyrtar që të përqendrojë përpjekje të shtuara në Maqedoni pas zgjedhjeve të 27 prillit dhe tek BDI do të gjejnë një partner drejt realizimit të synimit të përbashkët.

BDI synon që të fitojë shumicën e votave të shqiptarëve dhe të mandatohet nga qytetarët për t’i realizuar këto synime me guxim politik dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Ahmetit.

Ndryshe, ambasadori Orav shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë zgjedhor si dhe mirëpriti përcaktimet euroatlantike të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *