Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Jo presidentit të njëanshëm, nuk kthejmë pas

Ahmeti: Jo presidentit të njëanshëm, nuk kthejmë pas

1 prill-Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se ideja për president konsensual do të ndihmojë edhe maqedonasi për të ecur si shtet përpara por edhe do të përmirësojë bashkëjetesën në një shtet multietnik siç është Maqedonia.

Bashkimi Demokratik për Integrim në takimin e realizuar në Shkup bëri thirrje sërish për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale duke kërkuar mbështetje të idesë që reflekton demokraci në vend.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se ideja për president konsensual do të ndihmojë edhe maqedonasi për të ecur si shtet përpara por edhe do të përmirësojë bashkëjetesën në një shtet multietnik siç është Maqedonia.

“BDI ka hapësirë dhe kapacitet për të drejtuar çdo institucion shtetëror, BDI ka dëshmuar se di të drejtoj, menaxhojë me të gjitha kapacitetet që ka vendi. Kreu i shtetit të zgjidhet nga vullneti i dalë nga dy shumica është ide fisnike, më se njerëzore, dy shumica që kanë legjitimitet dhe bëjnë zgjidhjen më të mirë, sepse ne të gjithë jemi dëshmitar që për 20 vite me radhë është kontestuar gjithmonë për qëllime politike, për qëllime të paarsyeshme, dhe kjo duhet të merr fund. Ne bëjmë ofertë shumë të sinqertë, legale dhe përparimtare, të ulemi të bisedojmë diskutojmë të gjejmë zgjidhje. Ne ua bëjmë me dije që të gjithëve se ne do punojmë deri në realizim e plotë të kësaj platforme qe kemi vendos për zgjidhje, ne nuk do bëjmë asnjë hap pas sepse vlerësojmë dhe jemi të bindur që çdo zgjidhje konsensuale është zgjidhje përparimtare, shumë më demokratike, më me vlerë që afron dhe bashkon qytetarët”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *