Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Në Qeveri fituesi tek shqiptarët, tentimet tjera të pasuksesshme

Ahmeti: Në Qeveri fituesi tek shqiptarët, tentimet tjera të pasuksesshme

23 prill-“Ata kërkojnë falje para shqiptarëve, por keqpërdorin atë përmes marketingut politik. Edhe ne jemi kontribuues të barabartë të të hyrave të buxhetit shtetëror”, tha Xhaferi, duke shtuar se BDI nuk do të lejojë majorizimin e votës shqiptare, ndërsa tha se, besimi i elektoratit në BDI është shumë masiv dhe se ende më masiv do të jetë më 27 prill.

BDI mbajti mbrëmë tubimin në Kërçovë, ku u prezantua programi politik zgjedhor si dhe kandidatët për deputetë të njësive 5 dhe 6 zgjedhore.

Lideri dhe njëherësh kryesues Liste në Njësinë nr. 6, z. Ali Ahmeti, tha gjatë fjalës së tij se, BDI është gjithmonë në vendin e duhur, kur duhet mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ai ritheksoi se qeverinë e ardhshme do ta formojnë fituesit te blloku politik maqedonas dhe t shqiptar, ndërsa për të sqaruar argumentin, shtoi se, BDI ka qenë dëshmitare se si në vitin 2006 u provua një tentim i tillë i pasuksesshëm.

“Sigurisht që ne dalim në zgjedhje, promovojmë projekte, garojmë dhe votuesi është ai që vendos se kush do të udhëheqë, votuesi është ai që vulos se kush do t’i prijë atij komuniteti dhe vetëm votuesi vendos se kush do të drejtojë legjislativin dhe ekzekutivin. Nuk vendosin bodrumet e as marrëveshjet e fshehta e tinëzare. Ne partneritet kemi me votuesit shqiptarë të Maqedonisë. BDI prej ciklit në cikël ka dalë edhe më e fortë, më e organizuar dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë jemi më të fortë. Ne sot garojmë në 6 zona brenda vendit dhe në 3 zona në mbarë globin”, tha Ahmeti.

Duke folur për përcaktimet e BDI-së, Ahmeti tha se, se vendit nuk do t’i ndodhte asnjë e keqe nëse një institucion i caktuar do të drejtohej nga një shqiptar, ndërsa vlerësoi se, BDI nuk është thjesht një strukturë partiake por një lëvizje misionare shqiptare.

“Përse shqiptarët për 12 vite me radhë përkrahën këtë lëvizje misionare (BDI)? Pasi kjo lëvizje siguronte, kjo lëvizje demonstronte qëllime të paluhatura, që diktaturat dhe sistemet gjakatare i përmbysi dhe ashtu ndodhi pasi në krye kishte njerëz të cilët mbi supe vendosën lirinë dhe krenarinë e kombit, e jo interesat e tyre individuale dhe grupeve të caktuara. Pse shqiptarët votuan dhe votojnë BDI-në, sepse i hoqëm qafe shtypjet, diskriminimin, majorizimin, vuajtjet, frikën”, theksoi lideri i BDI-së.

Ahmeti ka folur edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke kërkuar që elektorati shqiptar të mos votojë asnjërin prej dy kandidatëve maqedonas dhe se politika e BDI-së për një president koncensual do të triumfoj në këtë vend.

Ai nënvizoi më pas se, të gjitha të arriturat në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë mbajnë vulën e BDI-së dhe se, partia do të vazhdojë të këmbëngulë që Maqedonia të bëhet sa më shpejt anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe e BE-së, pasi “për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër më të mirë”.
Kryesuesi i listës në njësinë 5, Musa Xhaferri tha se shqiptarët vendosin vetë se kush do t’i përfaqësojë ata në qeveri.

Xhaferri riafirmoi qëndrimin se, BDI promovon jo vetëm ide por edhe projekte të reja në të mirë të shqiptarëve.

“Kërkojmë nga ju që të përkrahni programin e BDI-së i cili do të përmirësojë gjendjen tuaj këtu. Ne nga këto tubime do të distancohemi nga ofertat politike që bëjnë thirrje në grumbullimin e votave në baza etnike, me qëllim majorizimin e vullnetit të shqiptarëve. Nuk është kjo esenca e MO-së, ne do të vazhdojmë që këtë dokument ta kemi para nesh si të rëndësishëm pasi ai nuk lejon majorizim dhe anashkalim të askujt, prandaj ne do të jemi të kujdesshëm dhe do të premtojmë se do të realizohet programi ynë”, tha Xhaferri.

Ai komentoi edhe video- spotin e Gruevskit, ku i drejtohet shqiptarëve për përkrahje.

“Ata kërkojnë falje para shqiptarëve, por keqpërdorin atë përmes marketingut politik. Edhe ne jemi kontribuues të barabartë të të hyrave të buxhetit shtetëror”, tha Xhaferi, duke shtuar se BDI nuk do të lejojë majorizimin e votës shqiptare, ndërsa tha se, besimi i elektoratit në BDI është shumë masiv dhe se ende më masiv do të jetë më 27 prill.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari tha se, Kërçova është mësuar të përballet me të gjitha problemet të cilat i dalin përpara. Ai falënderoi mërgimtarët shqiptarë për mobilizimin e tyre që do të sjellë, sipas tij, së paku 2 deputetë nga diaspora

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *