Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti në Studeniçan: Mos kini frikë nga ne, ne nuk jemi bombë atomike

Ahmeti në Studeniçan: Mos kini frikë nga ne, ne nuk jemi bombë atomike

8 prill-“BDI nuk kërkon vota për të shmangur dikë anash. BDI kërkon vota për një të ardhme më të mirë për të rinjtë, për një arsim më të mirë dhe që të mos ketë ndarje etnike. Të gjithë kërkojnë të fitojnë më shumë deputetë, pasi që frikësohen nga ne. Unë i porosis që të mos frikësohen nga ne, ne nuk jemi bombë atomike”, deklaroi Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Studeniçan mbajti tubimin e radhës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ka ardhur në Studeniçan për të kërkuar votën për mbështetjen e BDI-së për fitoren e më së paku 25 deputetëve, ndërsa gjithashtu edhe për t`i thënë jo zgjedhjeve presidenciale.

Ahmeti nënvizoi se vota më 27 prill për BDI që të fitojë 25 deputetë do të sigurojë ndikimin më të fuqishëm në Qeverinë e ardhshme dhe përparimin e integrimeve euroatlantike.

“BDI nuk kërkon vota për të shmangur dikë anash. BDI kërkon vota për një të ardhme më të mirë për të rinjtë, për një arsim më të mirë dhe që të mos ketë ndarje etnike. Të gjithë kërkojnë të fitojnë më shumë deputetë, pasi që frikësohen nga ne. Unë i porosis që të mos frikësohen nga ne, ne nuk jemi bombë atomike”, deklaroi Ahmeti.

Ai nënvizoi se BDI qëndron pas idesë për president koncensual të shtetit dhe se refuzimi i kësaj ideje nga kundërshtarët politik është edhe një humbje për shqiptarët etnik në Maqedoni.

Në këtë tubim ka folur edhe bartësja e listës për deputetë në njësinë e parë, Ermira Mehmeti, e cila fillimisht ka kërkuar që shqiptarë të mos votojnë për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit.

“Dëshiroj që të 13 prilli të jetë një ditë ters për zgjedhjet presidenciale, për të tre kandidatët për president, dhe për njërin kandidat, që deklarohet si shqiptar, ndërsa në debat flet në gjuhën maqedonase”, theksoi kandidatja për deputete Ermira Mehmeti. Ajo gjithashtu kërkoi mbështetje masive për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke theksuar se shqiptarët kanë në dorën e tyre dy koncepte.

“Më 27 prill do të ballafaqohen dy koncepte të ndryshme. Një koncept do të tentojë që të kthejë pozitën nënshtruese të shqiptarëve në Maqedoni, dhe koncepti tjetër i BDI-së për ardhmëri evropiane dhe për dinjitetin e shqiptarëve”,deklaroi Ermira Mehmeti.

Në këtë tubim folën edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Rafiz Haliti dhe Zulfi Adili nga zona e Karshiakës.

Prioritetet kryesore në programit BDI-së për ekonomi më të mirë , rrugë të reja , bujqësi më të zhvilluar dhe Maqedonia ti bashkohet BE-së dhe NATO-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *