Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon ambasadorin amerikan

Ahmeti takon ambasadorin amerikan

4 prill-Ahmeti shpjegoi hollësisht qëndrimet BDI rreth zgjedhjeve presidenciale duke theksuar që iniciativa e BDI për një kandidat për president me marrëveshje midis palëve që kanë legjitimitetin tek dy komunitetet shumicë është nismë që i kontribuon pajtimit dhe afrimit të qytetarëve.

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti ka pritur në një takim të rradhës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Poll Volers. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Amerikan Volers shkëmbyen opinione rreth situatës aktuale politike në kontekst të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale si dhe rreth domosdoshmërisë së përqëndrimit të vëmendjes në zgjidhjen e çështjes së emrit pas zgjedhjeve.Ahmeti shpjegoi hollësisht qëndrimet BDI rreth zgjedhjeve presidenciale duke theksuar që iniciativa e BDI për një kandidat për president me marrëveshje midis palëve që kanë legjitimitetin tek dy komunitetet shumicë është nismë që i kontribuon pajtimit dhe afrimit të qytetarëve. BDI nuk do ta ftojë elektoratin që të votojë në zgjedhjet presidenciale pasi që nuk garon me kandidat, por edhe nuk do ta pengojë asnjë qytetar që ta shpreh vullnetin politik, qoftë me mosdalje ose edhe me votim. Nëse fiton legjitimitetin në zgjedhjet parlamentare, BDI do të vazhdon të jetë partner i denjë i komunitetit ndërkombëtar në realizimin e synimit tonë të përbashkët strategjik, integrimin e Maqedonisë dhe të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Sikur edhe Brukselin zyrtar Kryetari Ahmeti ftoi edhe Vashingtonin që të shton angazhimin e vet në Maqedoni pas përfundimit të zgjedhjeve dhe bashkarisht ti tejkalojmë pengesat që po mbajn peng ardhmërinë e vendit dhe të të gjithë qytetarëve. Ambasadori Amerikan Volers ritheksoi që SHBA mbështet fuqishëm rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATOsë dhe BEsë si dhe përsëriti nevojën që të përqëndrohen forcat në tejkalimin e çështjeve që po mbajnë Maqedoninë larg Brukselit menjëherë pas zgjedhjeve më 27 prill. Ai gjithashtu shprehu pritjet e komunitetit ndërkombëtar për zhvillimin e një procesi të lirë dhe të drejtë zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *