Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Të gjitha të arriturat për shqiptarët në Maqedoni mbajnë shenjën e BDI-së

Ahmeti: Të gjitha të arriturat për shqiptarët në Maqedoni mbajnë shenjën e BDI-së

15 prill-Ajo tha se, BDI nuk i ndan shqiptarët siç bëjnë të tjerët dhe se, ajo kërkon bashkimin pavarësisht përcaktimit politik. Ermira Mehmeti bëri thirrje që me 27 prill të përkrahet BDI me qëllim që “projektet e nisura të përfundojnë dhe kjo ne të marrim edhe më fuqi gjatë qeverisjes së ardhshme”.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zhvilluar të hënën në mbrëmje tubimin e radhës në Saraj.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se qytetarët shqiptarë gjatë zgjedhjeve të së dielës demonstruan ndërgjegjësim politik me mospjesëmarrjen e tyre.

Ahmeti tha se mospjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale është në fakt përkrahje e idesë kombëtare të kandidatit konsensual, që parashtroi BDI.

“13 prilli për shqiptarët ishte një plebishit dhe vendim i rëndësishëm i shqiptarëve. Më 27 prill kemi votim për kandidatë për deputetë dhe lista për president. As njërin e as tjetrin, sepse shqiptarët kanë përfaqësuesit e tyre politikë. Kjo ide është si ortek dhe nuk ka forcë që ta ndalë. Në mos sot, nesër do të bëhet, pasi as ne nuk kemi të drejtë të shkelim mbi plebishitin e shqiptarëve. Ata janë për një president konsensual dhe e dëshmuan këtë edhe dje. Nuk ka projekt që vendoset në tavolinë dhe që nuk ka zgjidhje, duhet vetëm ta ndash mendjen – a do të kryejmë punë apo do të bëjmë hajgare”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha më pas se, “nuk heqim dorë nga ideja e presidentit konsensual pasi asgjë e keqe nuk do t’i ndodhte shtetit nëse një institucion i caktuar drejtohet nga shqiptarët”.

Ai sqaroi se, ideja nuk ka qëllim të frikësojë e shantazhojë maqedonasit, porse kërkon të forcojë lidhjen mes dy komuniteteve më të mëdha.

“Asgjë e keqe nuk e gjen këtë vend që institucionet e shtetit të drejtohen edhe nga shqiptarët, por përkundrazi. Sot punohet, sot shtrohen platforma, sot shtrohet filozofia se ku do të jemi dekadën e dytë pas MO-së, si do të lëvizin çështjet dhe cilat janë me prioritet. Sigurisht prioritet për ne për 10 vitet që lëmë pas ishte MO-ja dhe implementimi i saj, avancimi i vlerave kombëtare duke filluar që nga arsimi, shëndetësia dhe trajtimi me kujdes i gjithë atyre investitorëve vendas apo ndërkombëtarë”, u shpreh kreu i BDI-së.

Ai nënvizoi se të gjitha të arriturat në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë mbajnë shenjën e BDI-së dhe se, partia do të vazhdojë të këmbëngulë që Maqedonia të anëtarësohet me patjetër në NATO dhe në BE, sepse “për vendin tonë nuk ka alternativë tjetër më të sigurt”.

Bartësja e Listës në Njësinë nr. 1, Ermira Mehmeti tha se 13 prilli dëshmoi se shqiptarët janë ata që vendosin se kush, sa vota, do të marrë. Ajo komentoi edhe pretendimet e opozitës shqiptare për qindra mijëra votat në zgjedhjet presidenciale.

“350 mijë vota? Hajde de! Po ku bëhen 350 mijë vota pa ju, vëllezër e motra?! Ne jemi ata që do të vendosim se a do të bëhen 1, 1 mijë apo 1 milion vota shqiptarësh në Maqedoni. Ju dje ishit madhështorë dhe dëshmuat se dini të rreshtoheni pas synimit të përbashkët që ardhmërinë tonë ta bëjmë më të bukur. Ne nuk u gëzuam se kutitë e profesor Ilaz Halimit mbetën bosh, por u gëzuam se ju nga Kumanova e deri në Strugë dëshmuat se ne shqiptarët jemi këtu. Vota juaj për BDI-në është për më shumë ndikim të faktorit politik shqiptar. Kërkojmë votën tuaj me qëllim sigurimin e më shumë vendeve të punës, shëndetësi më të mirë dhe ngjashëm. BDI ka guximin që të tjerët nuk e kanë dhe këtë e kemi konfirmuar, pasi ne dimë t’u kundërpërgjigjemi presioneve që mund të shfaqen”, u shpreh Ermira Mehmeti.

Ajo tha se, BDI nuk i ndan shqiptarët siç bëjnë të tjerët dhe se, ajo kërkon bashkimin pavarësisht përcaktimit politik. Ermira Mehmeti bëri thirrje që me 27 prill të përkrahet BDI me qëllim që “projektet e nisura të përfundojnë dhe kjo ne të marrim edhe më fuqi gjatë qeverisjes së ardhshme”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *