Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Marrëveshja e Ohrit ofron paqe

Ahmeti:Marrëveshja e Ohrit ofron paqe

18 prill-Në fjalimin e tij deri te anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së, lideri i partisë Ali Ahmeti porositi se pret mbështetje nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë sepse, siç tha, nuk është qëllimi vetëm të mblidhen vota, por edhe të bëhet diçka për qytetarët.

Nën moton “Bashkë më të mirë, bashkë më të fortë, bashkë për Evropë” Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Manastir mbajti tubim parazgjedhor në të cilin i prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet vijuese të jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë.

Në fjalimin e tij deri te anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së, lideri i partisë Ali Ahmeti porositi se pret mbështetje nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë sepse, siç tha, nuk është qëllimi vetëm të mblidhen vota, por edhe të bëhet diçka për qytetarët.

“Kërkojmë mbështetje nga shqiptarët, por edhe nga qytetarët e tjerë të Maqedonisë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ofron paqe dhe qetësi në shtet, por ajo njëherit është edhe bazë në Evropë. Marrëveshja e Ohrit ofron paqe, stabilitet, tolerancë ndërfetare. Të gjithë ne jemi njerëz, të gjithë i kemi të njejtat probleme dhe për këtë arsye duhet të bashkohemi për shkak se ardhmëria jonë është në NATO dhe BE, ndërsa në bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje mund të garantohet perspektivë e shëndoshë për shtetin. Paqeja, rendi dhe siguria janë ardhmëria e qytetarëve”, theksoi lideri Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *