Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Ofrojmë programë me 1 mijë projekte

Ahmeti:Ofrojmë programë me 1 mijë projekte

22 prill-ë, edhe kësaj radhe bënë ‘eskivazhe’ dhe vepruan ashtu siç vepruan. Më 27 votojeni BDI-në për të materializuar idealet tuaja, idealet e gjeneratës së kaluar dhe të gjeneratave të reja që pasojnë e që duhet të jetojnë në një mirëqenie të plotë e të begatë”, u shpreh kreu i BDI-së.

Platforma “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Europë” e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), mbrëmë u shpalos para banorëve të Negotinës së Pollogut dhe të vendbanimeve përreth, ndërkohë u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të Njësisë Zgjedhore nr. 6.

Në fjalën e tij para të tubuarve, lideri i BDI-së dhe kryesues Liste në Njësinë nr. 6, z. Ali Ahmeti rikujtoi edhe njëherë se në Qeveri do të hyjë ai subjekt politik që merr mandatin shqiptarët.

“Jo ne do të hyjmë në Qeveri ose ata. Në qeveri hyn ai që është fitues tek populli i tij. Qeveri pa fitimtarët e shqiptarëve nuk ka dhe kjo është e vërtetë. U provua një eksperiment i tillë në vitin 2006 përmes Menduhit dhe nuk funksionoi, votimi i dyfishtë bllokon sisteme e qeveri dhe nuk të lë të marrësh frymë”, u shpreh Ahmeti.

Ai iu referua edhe projekteve të shumta, cilësisë së kandidatëve dhe programit zgjedhor, ndërsa theksin kryesor vuri në zhvillimet e fundit politike.

“Shqiptarët në Maqedoni janë vrarë pse kërkuan flamurin shqiptarë. Ata u vranë pse kërkuan arsim shqip, shqiptarët në Maqedoni u vranë pse morën pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ju sigurisht keni vërejtur se në të gjitha ciklet zgjedhore, ne jemi përpjekur që t’i japim hapësirë punës dhe vlerësimin për të ta bëjnë qytetarët. Ju keni vërejtur gjithashtu që ne nuk kemi thirrur në emër të patriotizmit por kemi lënë që ato punë të vlerësohen nga vetë qytetarët. Me përkushtimin më të madh jemi munduar që t’i dalim Zot asaj që e themi dhe shkruajmë. Edhe në të ardhmen por edhe në këtë fushatë, ne nuk do të thërrasim dhe nuk do të dëgjoni nga ne të flasim për trimëri të mëdha e sakrifica. Jo! Por do të flasim si të bëhet ai avancim për të cilin ne kemi derdhur gjak”, tha z. Ahmeti.

Ai ritheksoi se programi i subjektit të tij politik është shumë i gjerë dhe se përmban mbi 1 mijë projekte në të gjitha fushat, që nga investimet ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës e deri tek zhvillimi i arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës.

“Do të flasim se si shqiptarët të organizohen më mirë në ekonomi, si të kenë leverdi bujqit e blegtorët. Do të angazhohemi se si të kemi treg më të gjerë dhe çmime më të përshtatshme për bujqit e blegtorët, por do të angazhohemi edhe për ligje më të mira për investitorët pasi e ardhmja e vendit është tek vendet e reja të punës me qëllim që të rinjtë të ndërtojnë këtu foletë e tyre dhe jo gjetiu. Patriotizmi më i madh tani është ky, që të investojmë në vendin tonë, kurse ato sakrifica për të cilat luftoi kombi ynë, janë të paprekshme dhe të garantuara me ligj”, u shpreh Ahmeti.

Lideri i BDI-së përsëriti mesazhin se gjatë zgjedhjeve të 27 prillit, shqiptarët duhet të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe jo për ato presidenciale.

Ai gjithashtu tha se me abstenim gjatë votimit për president shteti, shqiptarët përkrahin idenë kombëtare për një kandidat konsensual që parashtroi BDI.

“Më 27 prill votohet edhe për dy kandidatë për president. Shqiptarët atë ditë nuk kanë kandidatë por ata e thanë fjalën e tyre me 13 prill, i thanë JO presidentit të njëanshëm dhe unë mendoj që më 27 prill shqiptarët përsëri do të marrin vendimin që burimin e ka tek verdikti, tek referendumi i 13 prillit, JO president të njëanshëm, pasi ai nuk është zgjedhje që ofron zgjidhje. Ne kemi hapur një kapitull të ri dhe ai quhet dekada e dytë pas Marrëveshjes së Ohrit, ku çështja shqiptare duhet të avancohet më tej. Jo më me llafe,artikuj e kolumna. Ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm, palëve u kemi ofruar negociata që të merremi vesh bashkë për një kandidatë të përbashkët dhe ky të burojë nga palët që kanë legjitimitetin nga shumica që përfaqësojnë. Te shqiptarët shumica është BDI, te maqedonasit VMRO-ja, këtë ofertë ua kemi bërë atyre. Ne këtë ofertë ua kemi bërë edhe partive politike shqiptare, por ata siç janë të vonuar çdoherë për idetë, edhe kësaj radhe bënë ‘eskivazhe’ dhe vepruan ashtu siç vepruan. Më 27 votojeni BDI-në për të materializuar idealet tuaja, idealet e gjeneratës së kaluar dhe të gjeneratave të reja që pasojnë e që duhet të jetojnë në një mirëqenie të plotë e të begatë”, u shpreh kreu i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *