Home / Lajme / Rajon / Aksident tragjik në Kamëz, 4 persona humbin jetën

Aksident tragjik në Kamëz, 4 persona humbin jetën

12 Prill – Sipas policisë, të aksidentuarit që nuk arritën t’i shpëtojnë vdekjes janë: 25-vjeçari Alfred Beluli, 18-vjeçarja Jurgena Muça, 22-vjeçari Fatjon Driza dhe Klevis Muça 14-vjeç.

Aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, ku për pasojë humbën jetën 4 të rinj.

Sipas policisë, 4 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip ‘BMW’ me targa „AA 533 IU“ me të cilin udhëtonin. Mësohet se automjeti po ecte me shpejtësi në momentin e daljes nga rruga në vendin kur zbret për në bulevardin blu, të Bashkisë së Kamzës.
Sipas policisë, të aksidentuarit që nuk arritën t’i shpëtojnë vdekjes janë: 25-vjeçari Alfred Beluli, 18-vjeçarja Jurgena Muça, 22-vjeçari Fatjon Driza dhe Klevis Muça 14-vjeç.

Të aksidentuarit, pas aksidentit janë transportuar me makina civile drejt Qendrës së Përgjithshme të Traumës, por në institucionin spitalor ata kanë ardhur pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Ndërkaq, forcat e policisë po vijojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *