Home / Lajme / Maqedoni / Aksion i madh policor, të shtëna me armë në kufirin me Bullgarin

Aksion i madh policor, të shtëna me armë në kufirin me Bullgarin

02 Prill – Në disa vende në zonën kufitare me Bullgarinë ka pasur edhe të shtëna me armë, njoftojnë mediat lokale

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion të madh ku janë arrestuar disa persona që merreshin me kontrabandimin e cigareve.

Në disa vende në zonën kufitare me Bullgarinë ka pasur edhe të shtëna me armë, njoftojnë mediat lokale.

Policia ka shtënë disa herë për t’i paralajmëruar kontrabanduesit të cilët kanë tentuar të largohen me makinë.

Ndjekja pas tyre ka përfunduar kur të dyshuarit duke tentuar të ikin me makinë kanë goditur një dru, dhe nga përplasja kanë marrë lëndime.

Më shumë informacione priten gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *