Home / Lajme / Maqedoni / Aktivitetet parazgjedhore të PPD-së (VIDEO)

Aktivitetet parazgjedhore të PPD-së (VIDEO)

15 Prill – Mbrëmë kandidatët për deputet në Njësinë zgjedhore 6 të Partisë për Prosperitet Demokratik të kryesuar nga bartësi i listës zgjedhore Muhamed Halili patën takim me banorët dhe simpatizantët e kësaj partie në fshatrat Rogle dhe Cerovë.

Duke shpalosur Platformën parazgjedhore të kësaj partie Muhamed Halili theksoi se Platforma parazgjedhore e Partisë për Prosperitet Demokratik është e fokusuar në këto lëmi:Zhvillimin ekonomik të rajoneve me popullatë shumicë shqiptare në përgjithësi si dhe rajoneve të lëna jashtë përkujdesjes së shtetit. Zhvillimin e blegtorisë në rajonet kodrinore- malore , atje ku ka kushte për këtë veprimtari. Stimulimin e prodhimit të prodhimeve ushqimore me cilësi thjeshtë natyrore pa përdorimin e pesticideve.Krijimin e sistemit të mbrojtjes sociale sipas modelit skandinavikeKrijimin e sistemit të posaçëm të mbrojtjes shëndetwsore.Rritjen e cilësisë së arsimit si nevojë e kohës për bashkangjitje të trendeve evropiane. Profilizimin profesional të arsimit të mesëm dhe të lartë, etj. Një pjesë të fjalimit të tij Halili ia kushtoi edhe nevojës për rritjen e investimeve të vendit dhe të huaj në zhvillimin e blegtorisë. Ky shekull, theksoi ai, do të karakterizohet me mungesë të ushqimit në botë prandaj banorët e këtyre rajoneve shansin e kanë të kthehen blegtorisë dhe bujqësisë sepse aty është edhe ardhmëria e tyre. Duke folur për arsimimin e mesëm dhe sipëror ai theksoi se është domosdoshmëri e kohës shqiptarët ti kthehen rritjes së cilësisë së mësimdhënies sepse në këtë mënyrë do të krijojmë kuadro cilësore të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e shpejtë ekonomik, kulturor, social të shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *