Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti takohet me Gruevskin, bien dakord për grupe pune për qeverinë e re

Ali Ahmeti takohet me Gruevskin, bien dakord për grupe pune për qeverinë e re

Shkup, 30 Prill – Krerët e dy partive nga dy kampet fituese të zgjedhjeve të 27 prillit, u takuan sot në orët e pasdites, takimi i parë ky në vazhdën e përpjekjeve për qeverinë e re.

Sipas komunikatës së BDI-së Ahmeti dhe Gruevski kanë rënë dakord për formimin e grupeve të punës të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u takua me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, rreth orës 17:30. Sipas komunikatës për shtyp, të partisë shqiptare, në takim u bisedua rreth procesit zgjedhor, ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan pozitivisht mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe atmosferën demokratike e të lirë ku u zhvilluan ato. Nuk jepen shumë detaje nga takimi, por dihet se ai erdhi menjëherë pas takimit që Ahmeti kishte zhvilluar pak më herët me ambasadorin amerikan Pol Uollers. Edhe në këtë takim, Ahmeti mësohet të ketë theksuar prioritetet e qeverisë së re të ardhshme. ALSAT mësoi se BDI ka kërkuar angazhim më të fuqishëm të SHBA-së, në këtë drejtim, në realizimin e prioriteteve kryesore që partia e Ali Ahmetit promovon prej kohësh. BDI-ja kërkon mbështetje lidhur me synimin esencial të integrimit në strukturat e BE-së dhe NATO-s. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *