Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet dhe me pas lirohet shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Ohër Nafi Huseini

Arrestohet dhe me pas lirohet shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Ohër Nafi Huseini

24 prill-Nga BDI thonë se arrestimi i aktivistit të tyre nuk ka të bëjë me ndonjë kundërvajtje por se ai me aktivitetin e tij ka arritur të sigurojë votat për BDI-në jo vetëm nga shqiptarët e Ohërit por edhe nga turqit dhe romët.

Është burgosur kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së në Ohër Nafi Huseini. Është tensionuar situata në ems të koalicionit VMRO-DPMNE –BDI pasi mbrëmë në mënyrë spektakolare është burgosur kryetari i stabit të BDI-së Nafi Huseini. Ai është burgosur në orën 1 pas mesnate mbrëmë nga forca të ëmëdha policore për dyshim të kryerjes së një vepre për kundërvajtje. Nga BDI thonë se arrestimi i aktivistit të tyre nuk ka të bëjë me ndonjë kundërvajtje por se ai me aktivitetin e tij ka arritur të sigurojë votat për BDI-në jo vetëm nga shqiptarët e Ohërit por edhe nga turqit dhe romët. Jozyrtarisht njofton portali Libertas se ish pjesëtarë të UCK-së janë paraqitur në stacionin policor në Ohër duke u dhënë një ultimatum për lirimin e Huseinit deri sonte në mesnatë. Sipas të njetit portal mësohet se janë acaruar relacionet në mes të shtabeve zgjedhore të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, dhe për këtë rats në avzhdimësi kanë kontaktuar ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe ajo e punëve të brendshme Gordana Jankullovska. Sipas disa dëshmitarëve në momentin e burgosjes ka pasur edhe të shtëna me armë kurse gjatë ditës në shtabin e BDI-së në Ohër ka qëndruar edhe Musa Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *