Home / Lajme / Rajon / Arrestohet PRINC VALI CORLEONE(Valdrin Sulejmani)

Arrestohet PRINC VALI CORLEONE(Valdrin Sulejmani)

22 prill- Policia e Gjilanit ka arrestuar të mërkurën Princ Vali Corleone i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Atij i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh

Policia e Gjilanit ka arrestuar të mërkurën Princ Vali Corleone i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Atij i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh me vendim të prokurorit Arben Kadriu.

I kërkuar për një kohë të gjatë të mërkurën policia ka arritur ta prangos Princ Vali Corleone (Valdrin Sylejmani). Ai sipas komandantit të policisë në Gjilan dyshohet për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të policisë në Gjilan Corleone dyshohet se ka shtytur Genc Qamilin nga Pograxha që më 28 korrik 2013 rreth orës 22 :30 h në magjistralen Gjilan – Kamenicë, gjegjësisht në tualetin e diskotekës “Stop” në Gjilan, të vendos një mjet shpërthyes të llojit Granat dore, raporton rajonipress.

Pas një pune të vazhdueshme hetuesit nga stacioni policor në Gjilan më 17 prill 2014 arrijnë të identifikojnë dhe njëherit të arrestojnë personin e dyshuar për vendosjen e granatës së dorës ndaj të cilit Prokuroria Themelore ne Gjilan kishte lëshuar vendimin mbi ndalim e më vonë pas procedimit të lëndës Gjykata themelore në Gjilan kishte shqiptuar masën e paraburgimit, i dyshuari Genc Qamili nga Pograxha mashkull shqiptar i moshës 22 vjeçare nga komuna e Gjilanit dhe njeherit hetuesit arrijnë deri te informatat për personin e dytë të dyshuar që kishte qen i involvuar në vendosjen e granatës së dorës.

Sot më 23 prill 2014 arrestohet edhe personi i dytë , Princ Vali Corleone mashkull shqiptar i moshës 31 vjeçare nga Gjilani i cili me vendim të prokurorisë themelore në Gjilan ndalohet për 48 orë.

Hetime nga policia në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjilan janë në vazhdim e sipër thuhet në njoftimin e policisë të nënshkruar nga komandanti Remzi Azemi./rajonipress/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *