Home / Lajme / Rajon / Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar Emanuel Dema

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar Emanuel Dema

19 Prill – Në 9 qershor 2013 një “komando” e përbërë nga 4 kriminelë shqiptarë i bëri atentat shqiptarit G.M., 23 vjeç. Policia italiane arriti të arrestojë dy nga anëtarët e grupit të zjarrit.
Njëri nga pjesëmarrësit në vrasje është Emanuel Dema,

Emanuel Dema, 30 vjeç, është arrestuar nga policia italiane, si i dyshuar për vrasje të kryer më 9 qershor te vitit 2013.

Në 9 qershor 2013 një “komando” e përbërë nga 4 kriminelë shqiptarë i bëri atentat shqiptarit G.M., 23 vjeç. Policia italiane arriti të arrestojë dy nga anëtarët e grupit të zjarrit.

Njëri nga pjesëmarrësit në vrasje është Emanuel Dema, 30 vjeç, një nga figurat më mediatike të botës së krimit shqiptar. Emanueli, ndërsa ishte person në kërkim për një varg krimesh të rënda përfshirë dhe vrasje, jepte intervista për mediat italiane, si për gazetën “ Il Giornale di Vincenza”

Ai u arrestua në 19 dhjetor 2013 nga xhandarmëria franceze në qytetin e Lionit, por mundi të arratisej nga burgu i Lionit, brenda një kohe të shkurtër. Më në fund, ditën e premte 18 prill 2014, policia e qytetit Forli arriti ta arrestojë Emanuelin, i cili nuk bëri aspak rezistencë, raporton “Durreslajm”.

Emanueli do t’i “bëjë shoqëri”, bashkëfajtorit tjetër për pritën e 9 qershorit 2013. Bëhet fjalë për Kastriot Gjergjin të quajturin “Joti” të arrestuar në banesën e vet në qytezën e Formipopoli-t pak kohë më parë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *