Home / Sport / Babai i Januzajt: Kur të pranohet Kosova, Adnani do të luaj për Kosovën

Babai i Januzajt: Kur të pranohet Kosova, Adnani do të luaj për Kosovën

Abedin Januzaj ka deklaruar se në momentin që Kosova të pranohet me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA Januzaj do të vij që të luaj për përfaqësuesën e Kosovës.

Pas vendimit të Adnan Januzajt për të luajtur për Kombëtaren e Belgjikës, menjëherë ka ardhur edhe reagimi i babait të vet lojtarit, Abedin Januzaj. Ky i fundit gjatë një bisede telefonike për emisionin Interaktiv në KTV ka deklaruar se në momentin që Kosova të pranohet me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA Januzaj do të vij që të luaj për përfaqësuesën e Kosovës.

“Vetëm le të pranohet Kosova në UEFA dhe FIFA, atëherë Januzaj do të luaj për Kosovën. Nuk mund të luaj kosovar për një kombëtare tjetër, kur Kosova do të njihet nga UEFA dhe FIFA”, ka thënë për Interaktiv, babai i Adnanit, Abedini.

Më herët vebfaqja zyrtare e Unitedit, ‘manutd.com’, kishte njoftuar se Adnani ka zgjedhur Belgjikën. Ndonëse në njoftimin e klubit nuk figuronte ndonjë deklaratë e Januzajt, aty shkruhej se ishte vetë Adnani ai që konfirmoi postimin e përzgjedhësit belg.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *