Home / Sport / Bajern me “5 yje”, finale me Dortmundin

Bajern me “5 yje”, finale me Dortmundin

Kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut shkojnë në finalen e Kupës së Gjermanisë për herë të 20-të në historinë e tyre. Më 17 maj në “Olimpiashtadion” të Berlinit do të ketë një tjetër klasike me Borusian e Dortmundit

Berlin, Berlin, wir fahren nach Berlin (Do shkojmë në Berlin)! Kronikë e një verdikti të dhënë ende pa nisur ndeshja edhe nga vetë federata gjermane, dhe një disnivel në limitet e pakrahasueshmërisë me Kaizerslauternin e katërt në Bundesligën 2. Këtë pamë në gjysmëfinalen e fundit në “Alianc Arena”. Kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut shkojnë në finalen e Kupës së Gjermanisë për herë të 20-të në historinë e tyre. Më 17 maj në “Olimpiashtadion” të Berlinit do të ketë një tjetër klasike me Borusian e Dortmundit. Në tempullin e tyre djemtë e Guardiolës grisin pa mëshirë titujt jo shumë dashamirës të mediave dy javët e fundit me një paraqitje të madhe të Robenit, goditjeve precize të Shvajnit dhe Krosit, por edhe me grintën e Mylerit dhe Manxukiçit (gjermani ka shijuar pak si shumë stolin këto javë, ndërsa bomberi kroat ka bërë më shumë pushime nga ç’ka pasur nevojë). Në fund tabela në “Alianc Arena” lexon 5- 1 dhe kjo është rruga e duhur për të fituar trofeun e dytë, drejt përsëritjes së tripletës historike.
Guardiola – Shenja lehtësimi tregon Pep Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Mediat gjermane vunë për herë të parë nën presion gjatë këtij sezoni teknikun spanjoll pas humbjeve me Augsburgun (1-0) dhe Dortmundin (3-0), prandaj 43-vjeçari është i lumtur që ai pa superskuadrën që ishte mësuar gjithnjë ta quante Bajernin e tij. “Bëmë një hap drejt rigjetjes së shpirtit të skuadrës duke ndihmuar njëri-tjetrin. Por unë nuk e di nëse ky hap ishte i madh apo i vogël. Jam i lumtur që luftuam. Në finale na pret një skuadër e shkëlqyer, e shkëlqyer”, – tha Guardiola pas ndeshjes. Ai vlerësoi dhe paraqitjen e Kaizerslauternit, e cila luftoi deri në fund: “Luajtën që nga fillimi shumë mirë, duke na vënë në vështirësi gjatë zotërimit të topit. Nuk është kurrë e lehtë të shënosh pesë gola, pavarësisht kompeticionit, pavarësisht kundërshtarit që ke përballë”.
Kosta Runjaiç – Ndërsa trajneri i “djajve të kuq” u dorëzua duke thënë se nuk mund të bënin më shumë kundër skuadrës më të fortë në botë. “Skuadra bëri atë që mundej. Luajti me agresivitet në sulm. Kundër skuadrës më të mirë në botë, fituam eksperiencë që do na shërbejë për të ardhmen. Kuptuam ç’do të thotë të luash në nivelet më të larta. Pësuam 5 gola dhe na vjen keq. Por ne bëmë më shumë goditje drejt portës se Mançester Junajtid një javë më parë”, – deklaroi trajneri austriak.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *