Home / Lajme / Maqedoni / Bashkësia vendore Sllatinë reagon kundër komunës së Tearcës

Bashkësia vendore Sllatinë reagon kundër komunës së Tearcës

23 prill-Bashkësia vendore përgënjeshtron të gjitha këto premtime me qëllime politike në vrullin e zgjedhjeve parlamentare nga individë dhe institucione që e kanë anashkaluar me vite Sllatinën në të gjitha nivelet përfshirë problemet me ujin e pijshëm,infrastrukturën, papunësinë ndërsa projektet janë

Bashkësia Vendore e fshatit Sllatinë sot përmes një reagimi reagoi ashpër ndaj autoriteteve komunale të Tearcës dhe vecanërisht kandidatit për deputet të BDI-së në zonën numër 6 Musadik Rustemi i cili gjatë promovimit para banorëve të Komunës së Tearcës ka përvetësuar tashmë të gjitha projektet e realizuara dhe të përfunduara në fshatin Sllatinë me kontributin banorëve të këtij fshati.

Sipas Bashkësisë Vendore roli i deputetit nuk është të premtojë dhe të përvetësojë projekte në nivel local që janë diametralisht të kundërta me premtimet në nivel qendror dhe sidomos kur ato projekte tanimë janë të përfunduara dhe mbajnë vulën e kontributit të qytetarëve të Sllatinës.

“Komuna në anën tjetër nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për asnjë ndihmë të cfarëdo llojit qoftë deri tani.Kandidati për deputetë ka premtuar para banorëve gjëra që tashmë kanë vulën e Bashkësisë Lokale dhe të njëjtat janë realizuar me vetëkontribut. Ne si Bashkësi Vendore nuk do të lejojmë që individë të tillë në kohë fushate të cilët për hir të interesit të votës, u bëjnë mashtrime qytetarëvedhe keqpërdorin aktivitetin e tyre finansiar, fizik etj. Sa për informacion në momentin kur këto projekte të realizuara nuk kanë gjetur as mbështetjen më të vogël nga Komuna e Tearcës kur ato realizoheshin me vetëkontributin e banorëve , në mënyrë institucionale komunës I është kërkuar 8 ton naftë për pastrimin e rrugëve të fushës,propozim vendim I përfshirë edhe në programin e vitit 2014 në nivel të Komunës .Ligjërisht, kryetari I komunës është dashur të përgjigjet brenda pesëmbëdhjetë ditëve, gjë të cilën ai nuk e ka bërë dhe nuk ka dhënë në të njëjtën kohë asnjë përgjigje deri më sot. Atë që nuk e bëri komuna , mundohet t’a premtojë një kandidat për deputet”, thekson B.V në Sllatinë.

Bashkësia vendore përgënjeshtron të gjitha këto premtime me qëllime politike në vrullin e zgjedhjeve parlamentare nga individë dhe institucione që e kanë anashkaluar me vite Sllatinën në të gjitha nivelet përfshirë problemet me ujin e pijshëm,infrastrukturën, papunësinë ndërsa projektet janë “ realizuar” vetëm në formë declarative dhe premtime boshe.

“U bëjmë apel përfaqësuesve të komunës t’i ndalin propagandat e ulëta nga njerëz që kanë fotografuar atë zonë që u përmbyll me nismën e Bashkësisë Vendore dhe vetëkontributin e banorëve të Sllatinës”, theksohet në reagim

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *