Home / Lajme / Rajon / Bastiset AKP, dyshohet për keqpërdorime me prona

Bastiset AKP, dyshohet për keqpërdorime me prona

Kosovë, 30 Prill – Mëngjesin e sotëm Policia për Krime Ekonomike ka bastisur Agjencinë Kosovare të Pronës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka sqaruar se deputeti i saj, Naser Osmani nuk ndodhet në Kosovë dhe posa të kthehet ne Prishtinë do të paraqitet në polici.

“Pas njoftimeve të dhëna në medie, Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë se deputeti Naser Osmani aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se ai nuk i është shmangur organeve të drejtësisë. Z. Osmani, brenda pak orësh, me të arritur në Kosovë, do t’u dorëzohet organeve përkatëse dhe do të jetë në dispozicion për ta sqaruar gjithë situatën”, thuhet ne njoftimin e LDK’se.

“LDK-ja bën thirrje për korrektësi dhe kërkon që të mos dezinformohet opinioni”, thuhet më tej në njoftim.

Naser Osmani në arrati? Policia po e kërkon

Deputeti i LDK’së, Naser Osmani ende nuk i është përgjigjur kërkesës së policisë për ta intervistuar.

Burime brenda policisë së Kosovës kanë treguar se në orët 6 të mëngjesit kanë shkuar te shtëpia e Naser Osmanit, por se nuk e kanë gjetur aty.

Ndërkohë, Osmani e ka fikur telefonin. Naser Osmani, deputet i LDK’së, po dyshohet se është i përfshirë në dallaveret me prona në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ja emrat e të arrestuarve, edhe Naser Osmani në mesin e të dyshuarve

Burime të gazetës Express brenda policisë kanë thënë se kanë arrestuar disa prej të dyshuarve për dallavere me prona në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në mesin e të dyshuarve është edhe deputeti i LDK’së, Naser Osmani, ish anëtar i Bordit të AKP’së.

Pos tij, në listën e të dyshuarve janë edhe: Shkëlzen Lluka, ish-drejtor i AKP’së,

Naim Avdiu, ish Zëvendësdrejtor,Melita Ymeraga, Udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP, Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit në , Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP; Kreshnik Lleshi – ish zyrtar i monitorimit në AKP

Agim Deshishku, mjek, pronar i SHPK FAN

Agron Kamberaj, ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP

Po ashtu, të dyshuar të tjerë janë edhe Bahri Shabani ish anëtar i AKP’së.

Listës së të dyshuarve i shtohen edhe tre ndërkombëtarë të cilët kanë imunitet diplomatik. Ata janë Lisa Brodey, Hubert Warsmann dhe Muhammed Omran.

Ndërkohë, arrestime pritet të ndodhin edhe në Komunën e Podujevës, ku të dyshuar janë Tahir Sahiti, Ismet Asllani, Ilaz Haliti dhe Shefki Maliqi.

Bastisjet në zyrat e AKP’së po vazhdojnë.

Thuhet se aksioni I policisë ka të bëjë me dyshimin për keqpërdorim me prona.

Të përfshirë në këto keqpërdorime sipas burimeve të DitaPress ka zyrtar dhe ish zyrtar të kësaj agjencie.

Bastisje po ndodhin edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *