Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH ironizojnë njëra tjetrën për zgjedhjet dhe Qeverinë e re

BDI dhe PDSH ironizojnë njëra tjetrën për zgjedhjet dhe Qeverinë e re

29 Prill – BDI dhe PDSH përmes rrjeteve sociale kanë replikuar dhe ironizuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në profilin e saj ka ironizuar me PDSH-së, lidhur me zërat për hyrjen e saj në Qeveri.

“Po lexoj se ‘lufta për liri vazhdon. ‘Me gjasë ‘fronti i lirisë’ mban emrin ‘Sushiko’. E çmimi i ‘luftës për liri’… do dale pazari servil për ndonjë post në Qeveri. Hajde patriotizëm hajde! Por… BDI është këtu dhe flet në emër të 155.000 zërave të sovranit!”, ka shkruar Ermira.

Ndërsa, deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në zonën 1, gjithashtu ka shkruar dhe ironizuar me BDI.

“Në këtë betejë Puthadorët,Udbashët,Kriminelët dhe Tradhtarët u bënë të gjithë bashkë kundër nesh, sepse duan të rrënojnë gjithçka që secili vetë nuk mund të arrijë. Të gjithë bashkë ata perseri deshtuan! Ne përsëri duhet të Qëndrojmë fort! Sa do që të mundohen ata prap nuk do tja arrijnë qëllimit të tyre të errët. Flakadani i lirisë vazhdon të rrij ndezur fort në 70 mij zemra të celikta dhe të pamposhtura. Nuk jemi pak! Jemi 70 mij luana “ushtarë” për liri! Te tjeret sado në numër të jenë,ne as që I vërejmë,sepse luanat nuk I bëjnë hesap lepuroshat! “, ka shkruar Bekim Fazliu. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *