Home / Lajme / Maqedoni / BDI mbajti konventën e zgjedhjeve parlamentare në Shkup

BDI mbajti konventën e zgjedhjeve parlamentare në Shkup

03 Prill – Ahmeti: Syri nuk na dridhet nga macet që përpiqen të na rrezojnë lisin

Pavarësisht se përpiqen do mace ta rrëzojnë lisin e madh që simbolizon BDI-në. A keni dëgjuar ndonjëherë që macet të rrëzojnë lisin? Absolut kjo nuk do ndodh sepse rrënjët tona janë të lashta, të thella dhe ne i bëjmë ballë çdo stuhie dhe nga çdo stuhi që goditemi dalim edhe më të fortë dhe të guximshëm që deri në fund ta shpijmë amanetin e brezave të tërë. Janë këto fjalët e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Konventën e kësaj partie në Shkup.

“Lot gëzimi në Maqedoni u derdhën kur u legalizua Universiteti i Shtetëror i Tetovës i cili u themelua me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë. Ju jeni aj vulë që e legalizuat këtë lule të dijes. Aty ku bëheshin planet më ogurzeza shqiptare, aty ky bëheshin plane për të pre e gri shqiptarë, në kazermën e Kumanovës vendosët USHT-në, në Dibër e Kërçovë. Ju dhe vula juaj e bëtë të paprekshme atë shqipe që valëvitej në hapësira iliro-dardane” tha Ahmeti.

Ai ndau qeverisjen e BDI-së në dy decenie. Në decenien e parë e pas Marrëveshjes së Ohrit, sipas tij, BDI është përpjekur maksimalisht ti nderojë të gjithë ata që dhanë jetën për ëndrrën që shqiptarët të jetojnë të lirë, zot dhe me tapi në vend të vet.

“Tash po hyjmë në decenien e dytë të pas MO-së, një moment shumë i rëndësishëm i çështjeve politike, strategjike. Ne duam që mos të jemi jashtë radhëve, mos të jemi të vonuar, duam të rreshtohemi pranë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.” tha Ahmeti.

Ai tha se kurrë nuk duhet harruar ndihmën që e dhanë SHBA dhe BE për të përmirësuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe që BDI është në partneritet të fortë dhe serioz me to.

“Ne e debllokuam propagandën anti-shiptarë që bëhej në kancelaritë në Beograd dhe kah mos në botë dhe e futëm çështjen shqiptare për një zgjidhje. Detyrë e drejtpërsëdrejti e jona mbetet angazhimi për anëtarësim në BE dhe NATO dhe jam i bindur se ky moment do të vjen.” tha Ahmeti.

Mësojmë se në Konventën e BDI-së, prezent ishte edhe Imer Selmani, ish kryetari i partisë Demokracia e Re.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *