Home / Lajme / Maqedoni / BDI ne Zheline:BDI ka guxim

BDI ne Zheline:BDI ka guxim

16 Prill – Patforma e BDI-së me moton “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Evropë” u shpalos mbrëmë para banorëve të Komunës së Zhelinës.

Patforma e BDI-së me moton “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Evropë” u shpalos mbrëmë para banorëve të Komunës së Zhelinës. Kryetari i Partisë dhe njëherësh kryesues Liste në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti theksoi se, ndihet krenar që oferta e BDI-së u kuptua dhe u vlerësua drejt nga shqiptarët. Ahmeti tha gjithashtu se, ai dhe ekipi i tij janë të sigurt që gjatë 4 viteve të ardhshme në qeveri do të realizojnë konceptin për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, sepse, siç u shpreh, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër.

Ai ritheksoi se ky është një mandat kur duhet të shkrihen akujt mes dy komuniteteve më të mëdha dhe se këtë guxim duhet ta marrë elita politike maqedonase, ngaqë “BDI-së ky guxim asnjëherë nuk i ka munguar”.

“Evropa ka filluar si një ëndërr, vazhdoi si një ortek dhe sot për ne është një ideal, dhe ky ideal është i njerëzve që duan të jetojnë të lirë, në demokraci të mirëfilltë. Ne nuk jemi kundër askujt, ne me transparencën më të madhe paraqesim idetë tona të cilat nuk dalin dhe burojnë nga njerëz të papërgatitur apo prej skenarëve të nëntokës. Ne komunikojmë, dhe idetë i kristalizojmë dhe ia paraqesim palës tjetër. Ne nuk defilojmë pas shpinës për idenë e presidentit konsensual. Ne nuk dëshpërohemi dhe nuk ngrehim flamurin e bardhë. Ne do të ecim përpara deri në realizimin e idesë sonë, ide kjo që u përqafua nga pjesa dërmuese e shqiptarëve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *