Home / Lajme / Maqedoni / BDI përforcon idenë e kandidatit konsensual

BDI përforcon idenë e kandidatit konsensual

6 prill-“BDI, ashpër i kundërvihet faktit se këta kandidatët për kryetar nuk gjetën guximin të bëjnë dallimin ndërmjet agresionit Rus në Ukrainë dhe përpjekjeve e NATO-s dhe UE-s që ta mbron popullin e Ukrainës. Për ta kjo situatë e re nuk është motiv për angazhim shtesë për anëtarësim në NATO dhe UE.A i dëgjojnë apelet e njohësve më të mirë të çështjeve të sigurisë që paralajmërojnë një luftë të re të blloqeve. Ata nuk dëgjojnë qëndrimet e që vijnë nga Brukseli dhe Vashinktoni për rrolin e ri të NATO-s dhe për zgjerimin e saj”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

BDI, ndjenë obligim që publikisht të shpreh për debatin e mbrëmshëm të kandidatëve të njëanshëm për kryetarë.
Ky debat edhe njëherë konfirmoi se qëndrimi i BDI-së se ky proces nuk është inkluziv (gjithëpërfshirës), nuk prezanton realitetin multietnik të shtetit dhe se koncepti i jonë për kandidat konsenzual është i paalternativë.

“Ishim dëshmitarë të një debati i cili në asnjë mënyrë cilësore nuk kontribuon në përmirsimin e skenës politike ne vend.
Kjo na forcon bindjen se kishim të drejtë kur paraljmruam dhe paralajmërojmë se Republikës së Maqedonisë i nevojitet një kandidat konsenzual që do ta unifikoj komunitetet me qëllim që tu jap zgjidhje problemeve të hapura që pengojnë rrugën e integrimeve dhe jo edhe një administratorë shteti plus, që do ta pengoj edhe më këtë rrugë.
Kandidatët nuk dhanë ide dhe përgjigje si të debllokohet rruga euroatlantike, si të unifikohet maqedonia e nadarë mbi baza etnike, çfarë sistemi të mbrojtje i nevojitet vendit në kontekstin e kohës në të cilën jetojmë.Mbrëmë ndoqëm debat i cili më shumë të përkujton iluzionet e politikanëve maqedonas të para vitit 2001, qasje injoruese e cila e solli vendin pothuajse para ambisit” theksoi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Debat ku i ashtuquajturi kandidat shqiptar flet Maqedonisht.
BDI, gjithashtu i dallon qartë politikat paternaliste të kandidatëve të njëanshëm të tipit; “unë do të kujdesem për gjithë qytetarët pa marrë parasysh fenë dhe kombin”, prej politikave të BDI-se që shqiptarër të jenë partner të barabartë në vendimmarrje.Shqiptarët e Maqedonisë e kanë kaluar fazën kur dikush tjetër kujdesej për ta, ata sot janë zot të vetvetes, dhe kanë kapacitete ta udhëheqin dhe mbrojnë shtetin e përbashkët të quajtur Republika e Maqedonisë

“BDI, ashpër i kundërvihet faktit se këta kandidatët për kryetar nuk gjetën guximin të bëjnë dallimin ndërmjet agresionit Rus në Ukrainë dhe përpjekjeve e NATO-s dhe UE-s që ta mbron popullin e Ukrainës. Për ta kjo situatë e re nuk është motiv për angazhim shtesë për anëtarësim në NATO dhe UE.A i dëgjojnë apelet e njohësve më të mirë të çështjeve të sigurisë që paralajmërojnë një luftë të re të blloqeve. Ata nuk dëgjojnë qëndrimet e që vijnë nga Brukseli dhe Vashinktoni për rrolin e ri të NATO-s dhe për zgjerimin e saj”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *