Home / Lajme / Maqedoni / BDI promovoi programën për turizmin

BDI promovoi programën për turizmin

22 prill-“Shpallja e një pjese të Malit Sharr si park nacional do të sillte beneficione për të gjithë, e në veçanti për banorët e kësaj zone, sepse krahas ardhjes së vizitorëve do të krijoheshin edhe vende të reja të punës. Prandaj në programën tonë ne si BDI i japim rëndësis zhvillimit të turizmit, sepse kjo do të sillte edhe progres ekonomik”, tha Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur platformën ekonomike me theks të veçantë në sferën e turizmit. Në këtë temë kanë folur ministri i Ekologjisë Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, kryetarja e komunës Teuta Arifi dhe kandidati për deputet Hazbi Lika, si dhe profesori universitar Sali Zhaku. Ademi tha se është më rëndësi të theksohet se është në përagtitje e sipër ligjeslatura për shpalljen e Malit Sharr si park nacional. “Shpallja e një pjese të Malit Sharr si park nacional do të sillte beneficione për të gjithë, e në veçanti për banorët e kësaj zone, sepse krahas ardhjes së vizitorëve do të krijoheshin edhe vende të reja të punës. Prandaj në programën tonë ne si BDI i japim rëndësis zhvillimit të turizmit, sepse kjo do të sillte edhe progres ekonomik”, tha Ademi. Në ndërkohë ish kryetari i komunës së Tetovës dhe kandidati për deputet nga BDI-ja Hazbi Lika, tha se në të kaluarën kësaj sfere nuk i është kushtuar shumë rëndësi dhe është humbur kohë. Zëvendësministri për çështje evropiane Fatmir Besimi gjatë fjalimit të tij theksoi se ky rajon ka potenciale për zhvillim, sidomos në sferën e turizmit.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *