Home / Lajme / Maqedoni / BDI reagim ndaj pres konferences së PDSH-së

BDI reagim ndaj pres konferences së PDSH-së

Akuzat e sotme nuk përbëjnë veçse edhe një tentim për të manipuluar opinionin me të pavërteta, në vazhdën e shpifjeve kundër BDI-së dhe në kuadër të fushatës për njollosjen e kapaciteteve demokratike të shqiptarëve.

PDSH është përfshirë nga paniku i humbjes dhe po kërkon e dëshpëruar alibitë që do të arsyetonin dështimin më 27 prill.

Akuzat e sotme nuk përbëjnë veçse edhe një tentim për të manipuluar opinionin me të pavërteta, në vazhdën e shpifjeve kundër BDI-së dhe në kuadër të fushatës për njollosjen e kapaciteteve demokratike të shqiptarëve.

Të gjitha veprimet tona gjatë fushatës janë në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor, ndërsa komunikimi përmes letrave me qytetarët shqiptarë kryhet në kuadër të kontratës së nënshkruar me ndërmarrjen “Posta e Maqedonisë”.

BDI është më së paku fajtore që PDSH-së i mungojnë idetë se si të mbërrijë deri te qytetarët shqiptarë, pavarësisht se për këtë qëllim ka dhe shërbime siç është posta.
Por duket se pikërisht komunikimi qytetar dhe paqësor i BDI-së me qytetarët, është ajo që i pengon Menduh Thaçit, autorit të kasaphanave dhe të belave, gjuha e komunikimit e të cilit është dhuna, ofendimet dhe arroganca.

Gjithë çfarë panë shqiptarët nga PDSH për tri javë fushatë, ishin gënjeshtrat, shpifjet dhe sajesa, ndaj në këto pak ditë që kanë mbetur të gjithë presim të shohim, nëse kjo parti ka ose jo një ofertë për votuesit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *