Home / Lajme / Maqedoni / BDI:Për ne ishte ditë vikendi

BDI:Për ne ishte ditë vikendi

13 prill-Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë ka thënë se të gjithë aktivistët e BDI-së, kanë qenë në piknik dhe aktivitete sportive. “Ne s’kemi pasur kandidat dhe s’kemi pasur punë me këto zgjedhje, për mua ishte një ditë e bukur vikendi ”, ka thënë Osmani.

Dita e sotme e zgjedhjeve presidenciale për BDI-në e Ali Ahmetit ka qenë një ditë e zakonshme vikendi. Pjesa më e madhe aktivistëve partiak në shenjë përkrahje, qoftë edhe në mënyrë simbolike, kanë zhvilluar aktivitete sportive dhe një pjesë kanë shfrytëzuar këtë ditë për të dalë në vikend.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë ka thënë se të gjithë aktivistët e BDI-së, kanë qenë në piknik dhe aktivitete sportive. “Ne s’kemi pasur kandidat dhe s’kemi pasur punë me këto zgjedhje, për mua ishte një ditë e bukur vikendi ”, ka thënë Osmani.

Edhe lideri i BDI-së dhe kryesuesi i Listës në njësinë zgjedhore 6, Ali Ahmeti gjatë fjalimit para banorëve të Bogovinës, ditë më parë ka kërkuar edhe një Jo të madhe për zgjedhjet e së dielës për president.

“Të dielën më 13 prill le të jetë ditë e lirë për ju, shkoni në piknik. Ne kishim zgjidhjen tonë, atë të cilën e propozuam rreth kandidatit konsensual”, ka thënë Ahmeti.Sipas tij, vota e dhënë për BDI-në dhe për platformën e saj politike, do të sigurojë projekte të realizueshme dhe lehtësisht të kapshme për shqiptarët.ZHURNAL

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *