Home / Lajme / Maqedoni / BE – SHBA: Zgjedhje efektive, me parregullsitë e zakonshme

BE – SHBA: Zgjedhje efektive, me parregullsitë e zakonshme

29 prill-Ftojmë të gjithë liderët e partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në reformat që do të avancojnë procesin e integrimeve euro-atlantike. BE dhe SHBA-të edhe më tej mbeten partnerë të vendit në këto përpjekje”, thuhet në komunikatën e BE-së dhe SHBA-së.

Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-ve në Shkupt, përmes një deklarate të përbashkët kanë dhënë vlerësimin e tyre për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale:

“Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së dëshirojnë të përgëzojnë qytetarët e këtij vendi që në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të 27 prillit ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.

Ne ndajmë vlerësimin e OSBE/ODIHR-së në lidhje me administrimin efektiv të këtyre zgjedhjeve. Vërejtjet që ata kanë shprehur, e që janë të ngjashme me ato të viteve 2011 dhe 2013, në lidhje me mbulimin e njëanshëm në media dhe mosdiferencimin e aktiviteteve shtetërore nga ato partiake, që pamundësuan kushte të barabarta për garim, duhet të shqyrtohen. Në këto përpjekje duhet patjetër të përfshihen partitë që do të formojnë qeverinë e re, duke u angazhuar me opozitën në frymë konstruktive. Ata duhet të përqëndrohen jo vetëm në administrimin teknik të këtyre zgjedhjeve, por edhe në zgjidhjen e të gjitha mangësive dhe pabarazive në sistemin më të gjerë zgjedhor, ngase të njejtat mund të minojnë besimin në procesin demokratik.

Ftojmë të gjithë liderët e partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në reformat që do të avancojnë procesin e integrimeve euro-atlantike. BE dhe SHBA-të edhe më tej mbeten partnerë të vendit në këto përpjekje”, thuhet në komunikatën e BE-së dhe SHBA-së.ALSAT

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *