Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët ortodoks dhe katolik sot festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoks dhe katolik sot festojnë Pashkët

20 Prill – Besimtaret ortodoks dhe katolik sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti e dëshmoi fuqinë e tij dhe u ringjall nga të vdekurit.

Krishterët ortodoks sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti e dëshmoi fuqinë e tij dhe u ringjall nga të vdekurit.
Ringjallja e Krishtit në mesnatë ishte shpallur në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgji për pashkët.
Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, të kultivuar që prej kohësh, ndërkaq fillon sot në të Enjten e madhe që para lindjes së diellit kur nikoqirët i ngjyrosin tre vezët e para të kuqe të Pashkëve.
Ngjyra e kuqe është simbol i fitores. Rëndësia e saj në këtë festë krishtere është se Jezu Krishti me ringjalljen e tij e ka fituar vdekjen.
Ngjyra e kuqe e paraqet fuqinë e Zotit, e njëherit e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, të cilin ai e derdhi në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu, ngjyra e vezës na përkujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *