Home / Lajme / Maqedoni / Bore ne Tetove , Gostivar, Kercove dhe vende te tjera

Bore ne Tetove , Gostivar, Kercove dhe vende te tjera

16 Prill – Pas nje dimri te bute e pa bore sot me date 16 Prill bora mbuloi nje pjese te Madhe te Maqedonise. Ne vendet malore mbi 30 cm bore e re.

Reshjet e borës mbrëmë kanë mbuluar pjesën perëndimore dhe lindore të vendit.

Një pjesë e qyteteve si Dibra, Gostivari, Kërçova u mbuluan nga bora.

Në Dibër u shënua trashësia prej 20 centimetra borë, por në zonat e larta trashësia është edhe më e lartë.

Për shkak të reshjeve të borës mbrëmë, Automoto lidhja e Maqedonisë shpalli ndalesë për mjetet e rënda transportuese në kalimet malore si Ohër- Resnjë, Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë dhe Strugë – Qafë Thanë. Në pjesët malore të vendit ka mbetje të borës dhe se rekomandohet për kujdes.

Në Shkup mbrëmë nga lagështia e rrugëve kanë ndodhur 13 aksidente, më shumë me pasoja materiale dhe me pesë pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Moti sot

Sot do të mbajë mot me reshje shiu, ndërsa reshje të borës do të ketë në lartësitë mbi 1 mijë metra, sidomos në pjesën perëndimore dhe verilindore të vendit. Reshjet do të humbasin intensitetin në orët e mbrëmjes. Temperatura maksimale e ditës do të jetë rreth 6 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *