Home / Lajme / Maqedoni / Çertifikata për studentët që realizuan pyetjet e testimit ekstern

Çertifikata për studentët që realizuan pyetjet e testimit ekstern

4 prill- Çertifiktatat studentëve ua ndanë Prorektori për Arsim i USHT-së Fehari Ramadani dhe Drejtori i Qendrës për Arsim Profesional Zeqir Zeqiri të cilët vlerësuan lartë kontributin e studentve dhënë në këtë drejtim.

Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim që funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës ka bërë ndarjen e çertifikatave për studentët të cilët morrën pjesë në realizimin e të dhënave të testimit ekstern edhe në gjuhën shqipe. Çertifiktatat studentëve ua ndanë Prorektori për Arsim i USHT-së Fehari Ramadani dhe Drejtori i Qendrës për Arsim Profesional Zeqir Zeqiri të cilët vlerësuan lartë kontributin e studentve dhënë në këtë drejtim.

“Ne si Universitet Shtetëror i Tetovës jemi gjithmonë të interesuar që të kemi bashkëpunim me institucionet tjera arsimore, jemi në shërbim të zhvillimit të arsimit shqip në përgjithësi këtu në Republikën e Maqedonisë, puna që ju keni kryer para disa muajsh me futjen e 30 mijë pyetjeve në kompjuter është një kontribut i rëndësishëm i juaji për maturantët dhe për nxënësit shqiptar të cilët do mund të përgjigjen në gjuhën shqipe në testet të cilat duhet tu nënshtrohen në shkollat e mesme” tha Fehari Ramadani Prorektori për Arsim i USHT-së .
Zeqir Zeqiri drejtori i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim tha se “Padyshim se Qendrës për Arsim profesional i kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe për shkak se dinamika e kohës ka qenë jashtëzakonisht e shkurtë kohore, prandaj ishte e arsyeshme që të angazhohen institucionet arsimore, dhe këto institucione jo vetëm USHT por edhe Universiteti i Shkupit kanë bërë futjen e pyetjeve për testimin ekstern prandaj neve na ka ndihmuar shumë si qenër për shkak se kapacitetet njerëzore të qendrës janë mjaftë të vogla prandaj ne u orientuam tek institucionet arsimore ku edhe gjetëm përkrahjen e tyre”, tha ai.

Studentët të cilët morrën pjesë në realizimin e të dhënave për testimin ekstern për nxënësit shqiptar thanë se ka qenë tepër e vështirë që brenda tre ditëve të pregaditen 30 mijë pyetje mirpo megjithatë kontributi i tyre do tu ndihmoj shumë nxënësve shqiptar. Nga ana e USHT-së u angazhuan asistentëtë dhe 35 studentëve të katedrës së Informatikës të cilët brenda prej tre ditësh kanë futur në sistem mbi 29.000 pyetje në gjuhën shqipe me qëllim që nxënësit shqiptar të kenë mundësi që ti nënshtrohen testimeve elektronike edhe në gjuhën e tyre amtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *