Home / Lajme / Maqedoni / Cila janë kombinatorikat për formimin e Qeverisë

Cila janë kombinatorikat për formimin e Qeverisë

29 Prill – Në Maqedoni pas zgjedhjeve të 27 prillit, kanë nisur edhe debatet për formimin e qeverisë së re, ku mandatuese do të jetë VMRO-DPMNE.

Në kuadër të këtyre debateve theksi i veçantë ka të bëjë me partitë shqiptare.

Në Maqedoni pas zgjedhjeve të 27 prillit, kanë nisur edhe debatet për formimin e qeverisë së re, ku mandatuese do të jetë VMRO-DPMNE.

Në kuadër të këtyre debateve theksi i veçantë ka të bëjë me partitë shqiptare. BDI e cila ka shënuar fitore të madhe me 19 deputetë ka bërë të qartë se partia më e madhe shqiptare që fiton besimin e popullit duhet të jetë pjesë e qeverisjes. Ndërsa, PDSH edhe pse ka shënuar rezultat të dobët me vetëm 7 mandate, nuk ka përjashtuar mospërfshirjen e saj në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE, pasi që lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi edhe para zgjedhjeve por edhe pas shpalljes së rezultateve theksoi se do të vazhdojë negociatat për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE.

Përkundër debateve të ndryshme partiake, mediat kanë dhënë disa kalkulime se kush do të jetë pjesë e koalicioneve.

E përditshmja maqedonase “Dnevnik” shkruan se pasi që BDI ka çimentuar fitoren absolute dhe pas humbjes së dy partive opozitare PDSH dhe RDK, mbeten dilemat se fituesi i zgjedhjeve VMRO-DPMNE me cilën parti do të bëj koalicionim.

Një zyrtar i BDI-së ka deklaruar për këtë gazetë se nga fitorja historike e tyre dhe humbja e thellë e PDSH-së, nuk guxon që të ndodhë që partia e Thaçit të jetë pjesë e Qeverisë së re. BDI sonte do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore ku do të analizohen rezultatet. BDI gjithashtu përmes zërave të tjerë ka sqaruar jozyrtarisht se nuk do të hyjë në ate koalicion ku do të jetë edhe PDSH.

Por, nga PDSH nuk ka pasur ndonjë deklaratë se cili do të jetë pozicioni i saj. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi në natën e shpalljes së rezultateve të para theksoi se nuk do të njoh rezultatet e BDI-së dhe se PDSH do të vazhdojë negociatat për hyrje në Qeveri.

Ditët e ardhshme do të zbardhin taktizimet partiake se kush do të përbëjë maxhorancën e re, duke përfshirë edhe një parti shqiptare, pasi që VMRO-DPMNE si koalicion ka siguruar gati votat për të formuar e vetme qeverinë e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *