Home / Lajme / Maqedoni / Civil: Në Shkup kanë votuar edhe të vdekurit

Civil: Në Shkup kanë votuar edhe të vdekurit

Shkup, 13 Prill – Funksionarë partiak kanë agjituar në vendvotime, kanë votuar në emër të personave të vdekur në Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Kapishtec, ka bërë të ditur OJQ Civil” e cila me 75 vëzhgues tëakredituar në vend po ndjek procesin zgjedhor presidencial.

Kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla ka thënë seinformacionet për parregullsi gjatë votimit kanë arrit në kontinuitet. Ai ka shtuar se në celularin e tij ka marrë porosi nga parti politike e cila ka agjituar për kandidatin e saj edhe pse ende zgjat heshtja parazgjedhore.

”Në Dellçevë, Shkup dhe në disa komuna tjera është regjistruar se kontakt qendrat e disa partive politike punojnë pa prajë. Nga atje u lajmërohen qytetarëve me telefon dhe i pyesin nëse kanë votuar, dhe nëse jo, kur do të votojnë. SMS porositë janë frekventive. Vetë unë pranova një gjatë ditës”, ka thënë Deralla në konferencën e sotme për shtyp.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *