Home / Lajme / Maqedoni / “Civil”: Një votë për 500 denarë në zgjedhjet e 13 prillit

“Civil”: Një votë për 500 denarë në zgjedhjet e 13 prillit

21 prill-Kjo organizatë tha se në video-xhirim një qytetar në mënyrë eksplicite dëshmon se ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë marrë nga 500 denarë për të votuar për njërin nga kandidatët presidencialë në këto zgjedhje.

“Civil” sot ka publikuar një video material, që ka të bëjë me shitjen e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit në Maqedoni.

Kjo organizatë tha se në video-xhirim një qytetar në mënyrë eksplicite dëshmon se ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë marrë nga 500 denarë për të votuar për njërin nga kandidatët presidencialë në këto zgjedhje.

Identiteti i qytetarëve është i njohur për këtë organizatë, por, për arsye të njohura, ata janë të mbrojtur.

“Civil” thekson se në adresë të tyre vazhdimisht arrijnë informacione për blerjen e votave, por ky është një rast i dokumentuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *