Home / Lajme / Maqedoni / CIVIL: Vëzhgues me dylbi, blerje votash, kërcënime

CIVIL: Vëzhgues me dylbi, blerje votash, kërcënime

28 prill
Sipas “CIVIL” vëzhguesit e saj kanë regjistruar një numër të madh të parregullësive, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimeve.

Organizata joqeveritare “CIVIL” ka dorëzuar pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) një raport me të gjitha parregullësitë që ka evidentuar në ditën e djeshme të votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale.

Sipas “CIVIL” vëzhguesit e saj kanë regjistruar një numër të madh të parregullësive, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimeve.

Disa nga rastet ishin:

– Ndjekja e vendvotimeve nga dylbi se kush voton dhe kush nuk voton,

– Thirrjet me telefon me kërcënime dhe paralajmërime si ‘mbidhe menden për kë voton’.

– Votime me dokumente me adresa të ndryshme dhe të personave të tjerë që njëherë kishin votuar

– Në një vendvotim në Shkup, një votues nga Pusteci me dy gishtat e nënvizuara me ngjyrë ka tentuar të votojë sërish, pasi që kishte votuar një ditë më parë për deputetin e diasporës në ambasadën në Tiranë

– Në një vendvotim në Kumanovë ka pasur pasqyrë për të parë se kush si voton

– Në Kërçovë dy aktivistë të një partie shpërndanin para tek komuniteti rom

– Mashtrimi me një grua të moshuar duke votuar në emër të saj gjoja se ishte e verbër, edhe pse ajo nuk ishte,

– Dhe shkelja më interesante ishte se si një vëzhgues i një parti pinte duhan në vendvotimin e mbyllur në një shkollë fillore në Kërçovë, etj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *