Home / Lajme / Rajon / Çosiq: Në luftën me shqiptarët, ne e kemi humbur Kosovën

Çosiq: Në luftën me shqiptarët, ne e kemi humbur Kosovën

24 prill-“Unë nuk e di nëse politika aktuale e qeverisë do të merret me këtë punë. Por sipas mendimit tim, kur i kam dëgjuar duke folur për këtë temë, dukej se ata nuk ishin shumë kompetent”, ka deklaruar shkrimtari serb Dobrica Çosiq.

Shkrimtari serb Dobrica Çosiq, ka folur për çështjen e Kosovës dhe ka theksuar se, për Serbinë Kosova është e humbur. Ai shprehet se nuk e di nëse kjo është përfundimtare pasi tani për tani nuk mund të gjykohet, sepse askush nuk e di se si mund të “ndryshojë” historia ballkanike dhe evropiane në dekadat ose shekujt e ardhshëm. “Për mendimin tim, çështja e Kosovës është e zgjidhur. Kjo domethënë se ajo nuk është më ‘krahina jugore serbe’. Ne, në luftë me shqiptarët e kemi humbur Kosovën. Gjeneratën e re në Serbi mund t’a këshilloj që mos të shpenzojë kohë në çështjen e Kosovës, sepse historia tashmë e ka zgjidhur dhe ju nuk jeni në gjendje për të ndikuar në rezultatin e saj”, ka deklaruar Çosiq, raportojnë mediat serbe. “Unë nuk e di nëse politika aktuale e qeverisë do të merret me këtë punë. Por sipas mendimit tim, kur i kam dëgjuar duke folur për këtë temë, dukej se ata nuk ishin shumë kompetent”, ka deklaruar shkrimtari serb Dobrica Çosiq.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *