Home / Lajme / Maqedoni / Demolohet tërësisht shtabi i BDI-së në Prilep

Demolohet tërësisht shtabi i BDI-së në Prilep

21 Prill – Duket se pjesëmarrja e BDI – së në njësinë e katërt zgjedhore me bartës liste Nexhati Jakupin, ka shkatuar revolt tek komuniteti maqedonas.

Shtabi i BDI – së në fshatin Kantllar të Prilepit është demoluar po thuajse tërësisht.

Duket se pjesëmarrja e BDI – së në njësinë e katërt zgjedhore me bartës liste Nexhati Jakupin, ka shkatuar revolt tek komuniteti maqedonas.

Bartësi i BDI në njësinë 4, Nexhati Jakupi i kontaktuar nga Almakos këtë akt e cilëson si barbar.

“Dëshiroj të përcjell indinjatën e thellë dhe revoltën e simpatizantëve të BDI – së në këto vendbanime. Me rastin e këtij akti barbar, i pa provokuar prej asnjë anëtari të BDI – së, dëshiroj të përcjelli vendosmërinë e shprehur nëpërmjet fluksit të anëtarëve të rinj që dëshirojne të militojnë në BDI në këto vise. Ne jemi partia e parë shqiptare që garon në kete njësi zgjedhore, mbase kjo mund të jetë arsyeja që mund të ketë çuar deri te ky akt i shëmtuar”, – thotë Jakupi për Almakos.

Portali Almakos mëson se një natë më parë probleme të ngjashme ka pasur edhe në fshatin e afërt me Kantllarin në Budakovë./Almakos

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *