Home / Lajme / Maqedoni / Dënime për autorët në ngjarjen e fundvitit në Bit Pazar

Dënime për autorët në ngjarjen e fundvitit në Bit Pazar

5 prill-Dënimi me burg ka të bëjë me një person që kishte therrë me thikë një pjesëtar policore, i cili kishte ndërhyrë në këtë aksion, ndërsa personat e tjerë u dënuan për shkak se ishin pjesë e turmës dhe në mënyrë të dhunshme kishin penguar punonjësit e policisë për të kryer detyrën e tyre zyrtare. Dënimet janë sjellë sipas dëshmive dhe materialeve të tjera të dokumentuara.

Gjykata themelore e Shkupit ka shqiptuar një vit burg për një person, ndërsa dënime me kusht prej gjashtë muajve ka shiqptuar për shtatë të akuzuar të tjerë lidhur em incidentet që ndodhën në Bit Pazar me rastin e festave të fundvitit, kur shitësit e fishekëzjarreve parandaluan aksionin policor për konfiskimin e mallrave të tyre.

Dënimi me burg ka të bëjë me një person që kishte therrë me thikë një pjesëtar policore, i cili kishte ndërhyrë në këtë aksion, ndërsa personat e tjerë u dënuan për shkak se ishin pjesë e turmës dhe në mënyrë të dhunshme kishin penguar punonjësit e policisë për të kryer detyrën e tyre zyrtare. Dënimet janë sjellë sipas dëshmive dhe materialeve të tjera të dokumentuara. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *