Home / Lajme / Maqedoni / Dita e fundit e fushatës, të dielën votimet

Dita e fundit e fushatës, të dielën votimet

25 prill-BDI do të mbajë tubimin final në Shkup, PDSH në Tetovë dhe RDK në Gostivar. VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj në Veles, LSDM në Gjevgjeli dhe Strumicë

Në Maqedoni sot është dita e fundit e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Ky cikël i dyfishtë zgjedhor për herë të parë mbahet në vend, ashtu më 27 prill qytetarët do të votojnë për listat e partive për deputetë si dhe për listën me dy kandidatët për president, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Mesazhet e fundit partitë politike do t`i përcjellin në qendrat dhe bastionet e tyre kryesore.

BDI do të mbajë tubimin final në Shkup, PDSH në Tetovë dhe RDK në Gostivar.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj në Veles, LSDM në Gjevgjeli dhe Strumicë.

1.780.128 qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësi për të shfrytëzojnë të drejtën e votës në 3480 vendvotime, ku ata do të marrin dy fletë votimi, njërën për president dhe tjetrën për listën për deputetë. Zgjedhjet do të zhvillohen edhe në diasporë ku mbi 23 mijë votues të regjistruar do të zgjedhin tre deputetë të diasporës në Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.

Nesër do të votojnë diaspora, por edhe të gjithë të burgosurit, personat e paaftë si dhe të shpërngulurit në vend.

Zgjedhjet e 27 prillit do të vëzhgohen nga 9 mijë vëzhgues vendor dhe mbi 400 vëzhgues të huaj. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale si dhe zgjedhjet e shtata parlamentare nga pavarësimi i vendit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *