Home / Sport / Dortmundi gjunjëzon Bayernin

Dortmundi gjunjëzon Bayernin

Borussia Dortmund ta befasuar Bayern Munichun midis Allianz Arenas duke e mposhtur kampionin me rezultat 3 me 0.

Bayerni që veçse e ka siguruar titullin e kampionit, u paraqit me formacionin e kompletuar, por kjo nuk bëri punë kundër Dortmundit që mposhti rivalin.

Serinë e golave e filloi Mkhitaryan në minutën e 20-të pas asistimit të Marco Reus. “Milionerët” mbyllën pjesën e parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë portieri Manuel Neuer nuk ishte në përbërjen e Bayernit dhe kjo pati ndikim të madh pasi portieri 20-vjeçar Lukas Raeder tregoi se nuk ka përvojë në Bundesligë në minutën e 49-të.

Pas asistimit, Reus e kishte radhën që të shënonte duke shfrytëzuar mirë daljen e portierit të dytë për të realizuar golin e dytë.

Kur po zhvillohej minuta e 56-të Hoffman mbylli çështjen e fituesit duke shënuar për 3 me 0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë fitore Dormundi siguron pozitën e dytë me 61 pikë, 3 më shumë se Schalke që pozicionohet në vendin e tretë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *