Home / Lajme / Maqedoni / Drogë e rrezikshme zbulohet në Maqedoni

Drogë e rrezikshme zbulohet në Maqedoni

4 prill-“Bëhet fjalë për një stimulues të sistemit nervor qendror, të ngjashëm me kokainën dhe amfetaminat. Ajo që duhet ti brengosë qytetarët dhe popullatën e rrezikuar është fakti se kjo drogë dhe ndikimet plotësuese prej saj, gjatë viteve të fundit, janë shkak për vdekjen e 99 personave në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre për Punë të Brendshme

Për drogat e rrezikshme sintetike deri tani kemi lexuar në portalet e huaja të internetit, këto ditë një pjesë e tyre, u zbulua edhe në Maqedoni. Gjurmët e para çojnë në Manastir. Policia gjatë një kontrolli rutinë zbuloi një pluhur të bardhë, për të cilin analizat treguan se është një narkotik i rrezikshëm, i njohur me emrin ‘Explosion’. Ndër efektet tjera të padëshirueshme tek përdoruesit, shkakton agresion, hiperaktivitet dhe papërgjegjësi.

“Bëhet fjalë për një stimulues të sistemit nervor qendror, të ngjashëm me kokainën dhe amfetaminat. Ajo që duhet ti brengosë qytetarët dhe popullatën e rrezikuar është fakti se kjo drogë dhe ndikimet plotësuese prej saj, gjatë viteve të fundit, janë shkak për vdekjen e 99 personave në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre për Punë të Brendshme

Brengosëse për autoritetet është fakti se shumica e këtyre drogave sintetike mund të prodhohen në laboratorë të improvizuar, duke përdorur substanca të ndryshme që gjenden në tregun e lirë. Drogat e krijuara rishtazi nuk janë në listën e substancave të ndaluara, kështu që kompetentët tashmë e kanë zgjeruar listën me 14 narkotikë të tjerë. Hetimi duhet të tregojë nëse droga vdekjeprurëse ‘Explosion’ është importuar edhe pse, sipas Ministrisë e Brendshme, ka gjasa reale që të ishte prodhuar në Maqedoni. Përndryshe, që nga viti 2005, në nivel të Bashkimit Evropian, janë raportuar madje 300 lloje të reja të narkotikëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *