Home / Lajme / Maqedoni / Dy ambasadorë në takim te Menduh Thaçi

Dy ambasadorë në takim te Menduh Thaçi

Tetovë, 2 prill- Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti sot Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni

Tetovë, 2 prill- Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti sot Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mat Staffansson, ndërsa më pas edhe Ambasadorin e Malit të Zi në vend, Dushan Mërdoviq .

“Në këto takime u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte debllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Thaçit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *