Home / Lajme / Maqedoni / Dy nxënës vjedhin 16 Llap-Top në Gradec

Dy nxënës vjedhin 16 Llap-Top në Gradec

17 prill-Duke hyrë në katin e parë të shkollës dy nxënësit fillimisht e kanë hequr mburojën e metalit dhe kanë vjedhur 16 llaptop ndërsa më pas nga një objekt tjetër e kanë larguar njejtë mburrojën e metalit dhe e kanë vjedhur edhe një llap top dhe pa I vërejtur askush e kanë lëshuar objektin.

SPB-ja e Tetovës ka identifikuar dy nxënës të cilët në mes periudhës nga 11 deri më 16 Prill të këtij muaji kanë vjedhur 16 Llap –Top në shkollën fillore Mehmet Pash Deralla në Gradec të Gostivarit, raporton TV KOHA. Duke hyrë në katin e parë të shkollës dy nxënësit fillimisht e kanë hequr mburojën e metalit dhe kanë vjedhur 16 llaptop ndërsa më pas nga një objekt tjetër e kanë larguar njejtë mburrojën e metalit dhe e kanë vjedhur edhe një llap top dhe pa I vërejtur askush e kanë lëshuar objektin. Është kryer hetim I plotë I rastit dhe më pas në stacionin policor të Gostivarit me prezencë të prindërve janë ftuar dy të mitur nga 13 dhe 14 vjeç nga fshati Gradec , ku tek të cilët janë gjetur 13 nga 16 laptopat e vjedhur, raporton Tv KOHA. Janë marrë të gjitha masat dhe është duke u kryer hetim I plotë për këtë vjedhje në shkollën e Gradecit Mehmet Pash Deralla, ndërsa për dy të miturit do të merren masa adekuate. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *