Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Arrestohet dhe me pastaj lirohet kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski

Ekskluzive: Arrestohet dhe me pastaj lirohet kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski

26 Prill – Nga partia e tij e konfirmojnë lajmin se i pari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski së bashku me disa bashkëpunëtorë tashmë janë shoqëruar në polici nga forcat e rendit.

Burime të portalit Almakos bëjnë të ditur se është arrestuar kryetari i Kumanovës nga radhët e opozitës maqedonase.

Nga partia e tij e konfirmojnë lajmin se i pari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski së bashku me disa bashkëpunëtorë tashmë janë shoqëruar në polici nga forcat e rendit. Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Këshillit Komunal, Maksim Dimitrievski.

MPB ende nuk ka dalë me një komunikatë lidhur me këtë aksion( e plotesuar)
Pas marrjes disaorëshe në bisedë informative në stacion policie, lihet i lirë kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski-Cic, i cili njëherësh është edhe anëtarë i lartë i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), bëjnë të ditur burime të gazetës “Lajm”.

Viktor Petrushevski, i cili po ashtu ishte marrë në polici së bashku me kryetarin Damjanovski, për gazetën “Lajm”, tha se në polici ishin dërguar pa ndonjë urdhër-arresti.

“Thjeshtë na morën dhe pa na treguar ndonjë dokument zyrtar në formë urdhër-arresti, na dërguan në stacion policie për bisedë informative”, ka thënë për “Lajm” Viktor Petrushevski, përfaqësues i lartë i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *