Home / Sport / FFM kërkon nga FIFA tërheqjen e ligës së Maqedonisë nga bastoret sportive

FFM kërkon nga FIFA tërheqjen e ligës së Maqedonisë nga bastoret sportive

“Këshilli drejtues i FFM në mbledhjen e mbajtur të martën diskutoi për njoftimin që ka dërguar deri te FIFA me të cilin FFM kërkon mendim prej FIFA-s për tërheqjen eventuale të ndeshjeve të kampionatit të Maqedonisë nga ofertat e kompanive të basteve”, shkruan në faqen zyrtare të FFM-së, transmeton gazeta Lajm e Shkupit.

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) ka kërkuar mendim nga FIFA për tërheqjen e ndeshjeve të ligës së parë të Maqedonisë nga kompanitë e basteve, por me një sqarim qesharak.

“Këshilli drejtues i FFM në mbledhjen e mbajtur të martën diskutoi për njoftimin që ka dërguar deri te FIFA me të cilin FFM kërkon mendim prej FIFA-s për tërheqjen eventuale të ndeshjeve të kampionatit të Maqedonisë nga ofertat e kompanive të basteve. Njoftimi deri te FIFA është përcjellë me arsyetimin se klubet që janë në sistemin e FFM-së nuk kanë asnjë interes prej asaj që gjenden në ofertat e kompanive të basteve, ndërsa nganjëherë edhe pa arsye dhe pa argument vijnë në pozitë të dyshohet në ndershmërinë e tyre dhe sjelljet sportive në ndeshje”, shkruan në faqen zyrtare të FFM-së, transmeton gazeta Lajm e Shkupit.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë përgjigje nga FIFA.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *