Home / Lajme / Maqedoni / FRI dhe Albafone trajnojnë talentët e ri për lidership

FRI dhe Albafone trajnojnë talentët e ri për lidership

22 Prill – Në prezencën e më tepër se 150 nxënësve nga Tetova, Shkupi, Kumanova dhe Kërçova ku po realizohet projekti “Talentium”, drejtori ekzekutiv i Albafone, Ardian Hoxha, ligjëroi mbi lidership dhe ndërmarrësi.

“Talentium” quhet projekti tashmë tradicional që organizon Forumi Rinor Islam ku mbledh bashkë nxënësit e shkollave të mesme për t’i trajnuar mbi tre module: debat, media dhe lidership.
Moduli për lidership këtë vit u organizua në bashkëpunim dhe në mbështetjen e Albafone. Kështu, ditën e shtunë u organizua trajnimi-ligjеratë me temë “Lidershipi dhe ndërmarrësia” dedikuar të gjithë talentëve pjesëmarrës në projektin “Talentium”, në sallonin 19:19 pranë Qendrës Informative Kulturore. Trajnimi në fjalë ishte si temë hyrëse në modulin e fundit të trajnimeve që po organizohen në këtë projekt.
Në prezencën e më tepër se 150 nxënësve nga të gjitha qytetet ku po realizohet projekti “Talentium”, ligjëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë celulare Albafone, Ardian Hoxha. Nëpërmjet të asaj ligjerate arriti që në mënyrë interaktive, duke i involvuar edhe nxënësit, të elaborojë tema të rëndësishme të menaxhmentit dhe lidershipit. Hoxha u fokusua në cilësitë e një lideri dhe për ta përfunduar më ndërmarrësinë si një element kyç në zhvillimin ekonomik të një shoqërie.
Në fund të ligjëratës pasoi edhe një surprizë, ku Ardian Hoxha, në emër të kompanisë celulare shpërndau 150 numra Albafone të cilët iu dhuruan 150 studenteve pjesmarrës në ligjeratë.
Surprizat nuk ndaluan me kaq pasi nxënësit kishin përgatitur një skeç të shkurtër me përmbajtje reklamën e produktit më të fundit të Albafone “Pako Bombastike”. Gjithashtu befasi e madhe ishte kur një turmë e madhe nxënëshish hodhën tutje numrat e vjetër duke u shpallur zyrtarisht si Albafolës!

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *