Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski: Është joreal rezultati i 13 prillit

Georgievski: Është joreal rezultati i 13 prillit

20 prill-“Qytetarët duhet të vendosin vetë, nëse do t’i besojnë gënjeshtrat në reklamat dhe në raportet që emitojnë televizionet proqeveritare, ose thjesht do të pyesin veten, nëse jetojnë më mirë se 10 vite më parë. Nëse jetojnë më mirë se qytetarët e vendeve fqinje. Ku ishim ne para 10 vitesh dhe ku janë fqinjët sot”, tha Georgievski.

Ish-kryeministri dhe kryetar i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski ka vlerësuar rezultatet e 13 prillit si joreale që nuk përputhen me gjendjen faktike.

Ish-kryeministri thotë se, zgjedhjet e 13 prillit nxorën në pah dallimin mes realitetit dhe rezultatit zgjedhor dhe për këtë pohim jep arsyet.

“Kjo përparësi e VMRO-DPMNE-së nuk përputhet absolutisht me realitetin, me ankesat e qytetarëve dhe të biznesmenëve, të cilët thonë se në Maqedoni jetohet shumë keq. Rezultatet nuk përputhen as me krahasimin që i bëhet vendit në raportet me fqinjët dhe me shtetet e tjera. Ne jemi të fundit në të gjitha raportet ndërkombëtare për punësimin, për cilësinë e jetës, për kushtet në shëndetësi. Në mes realitetit dhe rezultatit zgjedhor duket se ka një dallim shumë të madh”, tha ish-kryeministri, gjatë një interviste televizive.

Por ai nuk ka përjashtuar që rezultati t’i detyrohet propagandës së VMRO-DPMNE-së dhe fushatës që paraqet shtetin në ngjyrë rozë.

“Qytetarët duhet të vendosin vetë, nëse do t’i besojnë gënjeshtrat në reklamat dhe në raportet që emitojnë televizionet proqeveritare, ose thjesht do të pyesin veten, nëse jetojnë më mirë se 10 vite më parë. Nëse jetojnë më mirë se qytetarët e vendeve fqinje. Ku ishim ne para 10 vitesh dhe ku janë fqinjët sot”, tha Georgievski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *