Home / Lajme / Maqedoni / GPI: Maqedonia vend i pasigurtë

GPI: Maqedonia vend i pasigurtë

24 prill-Ndërkohë, i fundit në këtë listë renditet Afganistani, në vendin e 162 në botë, duke mos harruar vendet arabe sidomos Siria, Iraku, Libia. Kur përpilon këtë listë merr parasysh shumë parametra, duke përfshirë nivelin e krimit, marrëdhëniet me vendet fqinje, sulmet terroriste, vetëvrasjet dhe armët bërthamore.

Sipas Global Peace Index, Maqedonia radhitet në vendin e 79, pas Bosnjës, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe vende tjera të Ballkanit.

Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes) ka publikuar raportin e saj vjetor nga Institutit për Ekonomi dhe Paqe ku cilësohen vendet më të pasigurta në Evropë.

Ndonëse duket sikur bota po bëhet gjithnjë e më mizore, sipas Indeksit Global të Paqes sot janë 20 shtetet më të qeta në botë që ja vlen të jetosh (Danimarka, Norvegjia, Isalnda, Finalnda, Zvicra, Austri etj), duke ju referuar studimit të raportit të IGP me seli në Londër.

Kurse nga vendet e Ballkanit, sipas këtij indeksi ndërkombëtar prinë Slloveninë në vendin e 13, duke u ndjekur nga Kroacia në vendin e 28-të.

Ndërkohë, sipas në raport përcaktohet dhe vendi i Shqipërisë, e cila renditet e 69-ta, ndërsa Kosova në vendin e 72. Ndërsa Serbia është vendosur në vendin e 62-të, Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 71, Maqedonia dhe Mali i Zi në vendin e 79 (http://www.visionofhumanity.org/#page/indexes/global-peace-index/2013/MKD/OVER)

Renditja

Sllovenia 13

Kroacia 28

Serbia 62

Shqiperia 69

Bosnjë.H 71

Kosova 72

Mali i Zi 79

Maqedonia 79

Nëse bazohemi në këto të dhëna, duket e qartë pse azilkërkuesit më në numër në vendet e BE-së janë kryesisht nga këto vende të pasigurta as politikisht e as ekonomikisht.

Ndërkohë, i fundit në këtë listë renditet Afganistani, në vendin e 162 në botë, duke mos harruar vendet arabe sidomos Siria, Iraku, Libia. Kur përpilon këtë listë merr parasysh shumë parametra, duke përfshirë nivelin e krimit, marrëdhëniet me vendet fqinje, sulmet terroriste, vetëvrasjet dhe armët bërthamore.

Sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe, zviceranët arrijnë të ruajnë një qeveri që funksionon mirë si dhe një kulturë politike të hapur. Një ilustrim i cilësisë së qeverisjes, Zvicra pati nivelin më të ulët të paqëndrueshmërisë politike.

Është gjithashtu mes vendeve më të qeta në botë që ka edhe nivelin më të ulët të krimit.

Ndonëse Zvicra njihet për neutralitetin e saj në çështjet politike rajonale, ndërkombëtare dhe globale, ajo ruan marrëdhënie diplomatike të forta me shumë vende të botës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *