Home / Sport / Granada befason Barcën, Real shkatërroi Almerian

Granada befason Barcën, Real shkatërroi Almerian

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë brenda një jave. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madrid me rezultat minimal 1 me 0, e njëjta i ndodhi edhe sot kur Granada e befasoi skuadrën katalanase, e cila i shkaktoi humbje gjithashtu me rezultat minimal, 1 me 0.

Me gjithë dominim në posedim të topit dhe pas disa rasteve të lëshuara, Barcelona u ndëshkua në minutën e 16-të kur Yasine Brahimi i Granadas u gjet shumë mirë në mesin e dy mbrojtësve të Barçës, të cilët i kaloi me lehtësi për të mposhtur gardianin e tyre, Jose Manuel Pinto.

Ky rezultat e bëri ekipin mysafir që të vazhdojë luftën, në veçanti për të mbajtur të pandryshuar rezultatin, duke u përqendruar kryesisht në mbrojtje, ku po funksiononin për mrekulli.

Me rezultat minimal, 1 me 0, përfundoi 45 minutëshi i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi sërish me dominimin e mysafirëve, duke mos e ndjerë fare presionin e vendasve. Minuta e 54-të për pak sa nuk solli barazimin kur Cesc Fabregas goditi me të djathtën e tij, duke e dërguar topin në anën e majtë të portierit Orestis Karnezis, por që ky i fundit u gjet në vendin e duhur duke mbajtur gjallë ende shpresën për një fitore historike ndaj gjigantëve katalanas.

Në minutën e 63-të, Lionel Messi provoi nga një goditje e lirë që ta befasonte sërish portierin vendas, por ai sërish doli të jetë në vendin e duhur.

Presioni i mysafirëve, të cilët me çdo kush po kërkonin të shënonin, për së paku një barazim, sa vinte e shtohej. Ishte Neymar i cili disa herë u gjet në pozitë të volitshme për të shënuar, por që sërish mbrojtja vendase ishte në top formë.

Me rezultatin minimal, 1 me 0, Barcelona ka pësuar humbjen e dytë radhazi këtë javë, duke mbetur me 78 pikë në vendin e dytë, 1 pikë më pak se Atletico Madrid në vendin e parë.

Real Madrid mposhti Almerian

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në garë për titullin e kampionit në La Liga. Ekipi madrilen në Santiago Bernabeu e ka mposhtur Almerian me rezultat të thellë 4:0.

Skuadra e Carlo Ancelotti pjesën e parë e ka përmbyllur me epërsi 1:0 me golin e Angel Di Marias, të cilin e realizoi në minutën e 28-të.

Kurse, në pjesën e dytë vendasit realizuan edhe tre gola të tjerë nëpërmjet Gareth Bale (53), Isco (56) dhe Alvaro Morata (85).

Kjo fitore e ka ngjitur ekipin madrilen në vendin e dytë në La Liga me 79-të pikë të tubuara, sa ka edhe liderin Atletico Madris, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *