Home / Lajme / Maqedoni / GROM e prezanton programin zgjedhor në Kumanovë

GROM e prezanton programin zgjedhor në Kumanovë

6 prill-GROM qytetarëve u ofron reforma edhe në arsim, kulturë dhe sport. Në vjet për sportin do të ndahen të paktën pesë milion euro, paralajmëroi Jakimovksi.

– Institucione të fuqishme me politika të qarta, me marrëdhënie të brendshme të rregulluuara, krijimin e ekonomisë kombëtare e cila krijon vende të reja të punës, shtet në të cilin do të punojnë qytetarët, decentralizimi i fuqisë së politikës, i ekonomisë në kuptim rajonal përmes vizionit të përbashkët të cilën e ndajnë pjesa më e madhe e qytetarëve, integrimi i Maqedonisë në Evropë dhe NATO, janë pesë prioritetet e programit zgjedhor të GROM-it të cilën mbrëmë para qytetarëve në Kumanovë e ka prezantuar lideri i partisë Stevço Jakimovski.
Programi i GROM-it ofron rritje të eksportit në bujqësi për 40%, rritje të shkallës së punësimit te të rinjtë deri në 29 vjet, sjelljen e standarteve evropiane për dhënien e shërbimeve të administratës.
GROM qytetarëve u ofron reforma edhe në arsim, kulturë dhe sport. Në vjet për sportin do të ndahen të paktën pesë milion euro, paralajmëroi Jakimovksi.
Para të pranishmëve në qendrën për Kulturë të Kumanovës mbajti fjalim edhe kandidati për president i GROM-it Zoran Popovski, i cili tha se në muajt e fundit kanë kaluar pothuajse në të gjitha rajonet, qytete dhe fshatrat e Maqedonisë.
Në konventën në Kumanovë ishin prezantuar mbajtësit e listave në gjashtë njësitë zgjedhore, Çedomir Sazdevski, Viktor Cvetkovski, Shterjo Nikollov, Panço Minov, Ljupo Nastoski, Goran Ançeski, si dhe kandidatët për deputetë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *